E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti maqedonas miraton sot pavarësinë e Kosovës.

Burime pranë qeverisë së Shkupit, që bënë të ditur se parlamenti do të miratojë sot në orën 11.00 një rezolutë me anë të së cilës njeh vendin fqinj. BDI konfirmoi dje se rezoluta është hartuar nga grupi parlamentar i partisë së Ali Ahmetit dhe pritet të miratohet me unanimitet gjatë paradites së sotme. 

SHKUP- Maqedonia njeh sot pavarësinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë qeverisë së Shkupit, që bënë të ditur se parlamenti do të miratojë sot në orën 11.00 një rezolutë me anë të së cilës njeh vendin fqinj. Edhe zëdhënësja e partisë shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, konfirmoi dje se rezoluta është hartuar nga grupi parlamentar i partisë së Ali Ahmetit dhe pritet të miratohet me unanimitet gjatë paradites së sotme. Partitë shqiptare kanë kërkuzar vazhdimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia, por kërkesat e e tyre janë shtyrë disa herë. Prej disa javësh, media fliste për një njohje të mundshme të Kosovës nga Maqedonia, duke paralajmëruar edhe datat për këtë ngjarje. Por, Shkupi zyrtar nuk i konfirmoi lajmërimet, për shkak të hezitimit të vazhdueshëm lidhur me njohjen e fqinjit të tij. Vetëm dje burimet pranë qeverisë së Shkupit konfirmuan vendimin e marrë tashmë nga autoritetet vendase.
Sinjalizimi
Burime diplomatike perëndimore në Ohër paralajmëruan se "Maqedonia dhe Mali i Zi do ta njihnin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Sipas burimeve, kjo mund të ndodhte në ditët në vazhdim, menjëherë pas votimit në OKB, në lidhje me nismën serbe. Ndërkohë, një burim diplomatik i Maqedonisë u tregua më i rezervuar, duke theksuar se ishte ende shumë shpejt që Shkupi të merrte një vendim të tillë. Presidenti malazez, Filip Vujanoviç, deklaroi se Mali i Zi nuk mund të zgjaste akoma marrjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi vendi i tij kërkonte të anëtarësohej në BE dhe në NATO. Një burim anonim i qeverisë së Malit të Zi nuk pranoi të jepte hollësira mbi qëllimet dhe kalendarin e Podgoricës lidhur me njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës. Serbia e ka kërcënuar disa herë Maqedoninë për njohjen e Kosovës. "Hapi i parë që do të ndërmerrte Serbia në rast të pranimit të Kosovës nga Maqedonia, do të ishte tërheqja e ambasadorit serb nga Shkupi, por do të ketë edhe shumë punë të tjera", parajamëruar disa ditë më parë shefi i diplomacisë serbe, Jeremiç. Ministri serb tha se asnjë vend nuk mund të marrë vendim për njohjen e Kosovës para se të jepet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Jeremiç ka vijuar kërcënimin duke thënë se nëse Maqedonia e njeh Kosovën para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë me pasoja për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›