E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimic: propozim për emrin e Maqedonisë

 

Gazeta greke "To Vima" shkruan sot se ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic planifikon përgatitjen e një propozimi të ri për emrin e Maqedonisë, që do të jetë një kompromisi midis Shkupit dhe Athinës.

Siç shkruan gazeta greke, diplomati amerikan po përgatit si propozim emrin "Maqedonia e Re", i cili është i pranueshëm si nga Athinaedhe brenda radhëve të Bashkimit Evropian. Greqia kërkon një emër me përmbajtje gjeografike dhe nënshkrimin e një marrëveshje në rast të zgjidhjes nën patronazhin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"To Vima" shkruan se emri "Maqedonia e Re" ka gjetur mbështetje tek qeveria greke dhe administrata amerikane. Gazeta citon burime të larta shtetërore në Shkup, të cilat bëjnë të ditur se presidentii Maqedonisë nuk pajtohet me propozimin "Maqedonia e Re", si një variant i pranueshëm për çështjen e emrit. Gazeta gjithashtu nuk përjashton një raund të ri bisedimesh dhe planifikimin e një turneu të ri diplomatik të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic në Athinë dhe Shkup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›