Kuvend, debat i lirë në seancën parlamentare
Ka filluar seanca parlamentare e radhës në Kuvend ku debati është i lirë dhe mund të diskutohen çështje jashtë rendit të ditës.
Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Ylli Xhufi foli për ndryshimet kushtetuese duke theksuar se duhet t'i jepet një shans popullit për të thënë mendimin e vet me anë të referendumit, për sa i përket ndryshimeve.
Xhufi tha se ndryshimet kushtetuese cënojnë themelin e Kushtetutës prandaj në këtë kuadër po i drejtohemi të gjithëve'.
Rajmonda Stefa, depuetet e PS-së u ndal në mënyrë të veçantë në sigurinë e jëtës. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë dhe të angazhohet me projekte konkrete dhe jo të bëjë fushta mediatike. Gjithashtu ajo përmendi rastin e vdekjes së 17-vjeçares, Matilda Petriti, për shkak të gabimit të mjekut. Prandaj Stefa i bëri thirrje të herëpashershme Prokurorisë dhe Qeverisë që të marrin masa, pasi sipas saj qeveria vepron vetëm atëherë kur kanë ndodhur gjërat.
Deputeti i PS-së Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal në mënyrë të veçantë në një raport të përpiluar nga Banka Botërore për Shqipërinë. Balla duke iu referuar këtij raporti foli për krizën financiare dhe varfërinë që janë dukë hasur të gjithë shqiptarët. "Skema e ndihmës ekonomike ka dështuar"- tha ai duke iu referuar raportit të BB-së. Balla foli gjithashtu se edhe hapjae vendeve të reja të punës është një problem i qeverisë shqiptare sepse ai tha se mbi 1 milionë shqiptarë janë të vetëpunësuar.
19 00Raport i Autoritet të Konkurrencës
Seanca ka vijuar më tej me raportin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Kryetarja e këtij komisioni Lindita Lati ka paraqitur një raport para Kuvendit për punën e kryer nga ky komision. Lati tregoi se ky komision tashmë ka filluar të monitorojë tregun për të ardhur në ndihmë, pasi sipas saj 'vizioni i Autoritetit të Konkurrencës është vendosja e lojtarëve në treg më mundësi të barabarta'. Lati tha gjithashtu disa vendime të rëndësishmë të këtij komisioni sic është gjobitja e dy kompanive të mëdha AMC dhe Vodafonë.Seanca parlamentare eshte mbyllur me diskutime ne lidhje me Autoritetin e Konkurrences duke e vleresuar punen e ketij institucioni nga ana e deputeteve por edhe duke permendur mungesat ne ligj per mbarevajtjen e tij.Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e mbylli senacen duke u kujtuar deputeteve per kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te Mediut, duke deklaruar se ne seancen e radhes do te diskutonin per kete ceshtje.