Zjarr në një magazinë, rrezikohen banorët
FUSHË-KRUJË: Një zjarr i fortë ka djegur një magazinë me karburante dhe lëndë eksplozive, të cilat nuk kanë shpërthyer. Zjarri ka rënë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe pas disa orësh kanë mundur të shuajnë flakët, të cilat ishin shumë pranë disa shtëpive të banimit në këtë zonë. Zjarri ka rrezikuar gjithë zonën edhe për faktin se magazinat kanë pasur lëndë të rrezikshme eksplozive. Policia ka nisur të hetojë në lidhje me shkaqet e këtij zjarri të fortë, tymi i të cilit është përhapur në gjithë zonën.