Berluskoni: Alitalia-n mund ta "blejë" shteti
Alitalia mund të jetë kompani me shumicën e aksioneve në pronësi të shtetit. Burime të agjencisë ANSA bëjnë të ditur se kryeministri i vendit fqinj, Italisë, Silvio Berluskoni për një nga dy problemet kryesore që zunë fushatën e tij deklaroi: "Ne do të shkojmë përpara por nëqoftëse dalin përsëri probleme mund të marrim edhe vendimin që Alitalia të mund të blihet nga shteti. Ky është një kërcënim, por, akoma jo një vendim". Bëhet e ditur sepër të arritur kuotat e duhura kompania duhet të bëjë shkurtime në personelin e saj. Më pas kryeministri Berluskoni deklaroi për të qetësuar opinionin publik : " Nuk është diçka e pa zgjidhshme është një problem por do ta zgjidhim". Priten lëvizjet e mëtejshme në bursën e aksioneve pas këtyre zhvillimeve.