LSI-PSD: 'OK', firmave për referendum
'OK' firmave për referendum, e ka zyrtarizuar sot Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo parti ka bërë të ditur se do të mbledhë firmat e deputetëve për referendum. Kreu I kësja parti Ilir Meta lajmëroi se fillimin e këtij procesi dhe se gjithsej duhen 28 firma ligjvënësish, që do të mundësojnë referendumin për të rishikuar ndryshimet që Kuvendi i bëri Kushtetutës më 21 prill.
Por LSI-ja nuk është vetëm, pasi bashkë me të është bashkuar edhe PSD-ja, 7 deputetë të së cilës votuan kundër ndryshimeve. Kreu i Partisë Social-Demokrate Skënder Gjinushi pranon se do të firmosë kërkesën duke u nisur nga rishikimi i nenit për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. PSD-ja ka kërkuar në këtë mënyrë rishikimin e nenit i cili u mbështet menjëherë nga PS-ja në kohën e demokratëve.