Shkëndija në pritje të derbit me Rabotniçkin

Tetovë – Shtyrja e javës së 22-të në elitën e futbollit iu ka përgjigjur shumë skuadrës së Shkëndijës, të cilët në radhët e tyre kishin lojtarë të lënduar. "Kemi bërë stërvitje të rregullta në Recicë, ndërsa në planprogram kam paraparë që të martën dhe të mërkurën të bëjmë nga dy seanca stërvitore", tha trajneri Edmond Miha.
Ndërkohë, Festim Ademi dhe Mumin Sallai ende nuk janë shërua plotësisht dhe do të jetë shumë i vështirë aktivizimi në ndeshjen me Rabotnickin. "Që nga takimi i
pësuar në Tetovë, futbollistët u gjenden në një gjendje të rëndë psikologjike. Kemi arritur që të punojmë edhe në aspektin psikologjik, me qëllim që lojtarët të lirohen për takimin kundër ‘romantikëve'", tha trajneri kuqezi.
Shkëndija kampionatin e ka nisur me një përbërje të re, ku dyshja Mustafi dhe Ramadani patën paralajmëruar se me lojën e tyre do të mbulojnë zbrazëtirat e futbollistëve të larguar. "Me këta dy futbollistë kam punuar në mënyrë individuale. Tani është koha që ata vet të përgatiten në drejtimin moral, duke qenë të vetëdijshëm se janë anëtarë të Ligës së Parë", përfundoi Miha
Vullnet Dauti