Lorik Cana ne 11-shen e javës së Ligue 1

Nga Mars Povdorica
Albania-sport- Mesfushori kuqezi që aktivizohet në klubin francez Marseille, Lorik Cana, është përfshirë në 11-shin e javës së ligës franceze Ligue 1 nga gazetarët e sajtit prestigjioz eurosport.com. Cana së bashku me bashkëlojtarin Mamdou Niang ishin të vetmit futbollistë të Marseille-s të përfshirë në këtë listë pas fitores 3:0 ndaj Nice në fundjavën që shkoi. Futbollisti kuqezi me vlerën më të lartë të kartonit, është një prej lojtarëve të paktë të kombëtares që është ende në moshë të re por njëkohësisht ka një eksperiencë të mjaftueshme Forma sportive që ai po tregon sigurisht që do ti ndihmoj edhe kombëtares dhe trajnerit Baric në ndeshjet e vështira kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë. Shtuar këtu edhe potencën e sulmuesve, Bogdani, Bushi e Kapllani, simpatizuesit e kombëtares kanë arsye të jenë optimist për këto sfida të vështira që na presin