Nini,“Garinça shqiptar” që zgjodhi kombëtaren greke
ATHINE- Për momentin është ylli më premtues i futbollit grek, por nëse do të kishte zgjedhur vendlindjen e tij, ndoshta sot edhe ne do të ishim duke u zënë për natyralizimin si italian. Televizioni Sky në Itali i ka kushtuar një reportazh Sotir Ninit, talentit që braktisi Shqipërinë për të luajtur me ngjyrat e kombëtares greke, duke u habitur me vendimin e tij për të mos luajtur me Shqipërinë. “Po, sepse anësori i Panathinaikosit ka lindur në Himarë, një qytet nga ku komuniteti Arbëresh nisi të emigronte drejt Italisë, - shkruan gazetari Augusto de Bartolo. – Sotiri i përket brezit të viteve ‘90, por beneficet e Garinçës së Pireut do t’i përfitojë kombëtarja e drejtuar nga Oto Rehagel. Debutoi në 2006 me Panathinaikosin, duke u zgjedhur direkt MVP i ndeshjes. Më pas u grumbullua nga kombëtarja U21 e Shqipërisë, por Nini e refuzoi atë, duke ndezur polemikat e rivalitetit, jo vetëm futbollistik, mes Greqisë e Shqipërisë. Syri i kujdesshëm i Rehagel dhe ardhja e Henk Ten Kejt te të gjelbërit e Athinës i dhanë atij shansin e madh. Tani është emëruar zëvendës kapiten i Panathinaikosit, skuadër ku vazhdon të çudisë botën. Klasi është i kristaltë, ndërsa çmimi i pranueshëm: 10 milionë euro. Roma di diçka për talentin e tij”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)