Ninullat klasike? Tani është koha e këngëve rok
Jo më melodi të lehta plot rimë për veshët e fëmijëve. Për të vënë në gjumë bebet, pjesët moderne pop ose rok funksionojnë shumë më mirë se nina nanat klasike. Për këtë janë të bindura 2 nëna në tre, të cilat tregojnë se vënë këngë moderen për të vënë në gjumë bebet e tyre. Për këtë fakt të ri dëshmon sondazhi britanik i Baby Website, bërë me 2 mijë nëna.
Sipas zëdhënësit, Kathryn Crawford, nënat e sotme janë të influencuara nga muzika e kohës që dëgjojnë në radio.
“Kemi mbetur vërtetë të befasuar, kur zbuluam se tashmë nënat preferojnë këngë moderne, përkundër atyre klasike me të cilat vihen zakonisht në gjumë fëmijët”- thotë Craëford për Bbc online. Nëse disa të intervistuara janë të bindura se këngët moderne janë më të efektshme, 13% gjykojnë se meloditë klasike janë shumë tradicionale dhe antike, ose të shkuara kohe, ndërsa një në dhjetë nëna nuk di të këndojë asnjë këngë të tillë.
Ndërkohë që hitet, ose sukseset pop dhe rok janë ideale për të qetësuar bebet, deri sa edhe ti zërë gjumi. Një përfundim që ka lënë të cuditur ekspertët. “Fëmijët kanë nevojë për një ambient të qetë dhe me tinguj ritmikë për tu qetësuar. Disa këngë pop bëjnë mirë, por sigurisht jo të gjitha”- lajmëron Simon Cooper nga “Mother and Baby Music”, që prodhon Cd me pjesë qetësuese të destinuara për prindërit e rinj.