E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane sekuestrohet kokaine dhe heroine arrestohet juristi

Policia e Tiranës ka finalizuar në kryeqytet operacionin “Juristi” , duke vënë në pranga 24 vjeçarin Krisald Kundraxhi me profesion jurist dhe ka sekuestruar 60 gramë Kokainë dhe 65 gramë Heroinë, e cila shpërndahej pranë qëndrave strudentore dhe në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Kundaxhi është arrestuar pas një ndjekje 2 mujore të tij, si person i dyshuar për shpërndarjen dhe tregëtimin e lëndës narkotike kokainë dhe heroinë.
Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij, u realizua në ambjentet e lokalit të tij lloto-Bet 07, pas Fakultetit të Gjuhëve të huaja në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar përvec sasisë se drogës edhe fishekë, peshore, një motor telefona celularë dhe para.

Mësohet se zona e shpërndarës së lëndës narkotike kokainë dhe heroinë ishte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fakultetit Filologjik, zona e ish Bllokut dhe zona të tjera në Tiranë.

Po ashtu këtij shtetasi, Sektori Kundër Krimit Ekonomik bëri edhe sekuestrimin e 6 copë komjuterave lloto – bet, të cilat ishin të palicensuara për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Gjithashtu është proceduar edhe 32 vjeçari Ened Murati, banues në Tiranë, pasi ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar heroinë, të cilën sapo e kishte blerë te shtetasi i lartepërmendur Krisald Kundraxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›