Synon skenën ndërkombëtare!
Është njëra prej talenteve që ngritjet i pati gjatë këtij viti. Për të, viti 2010 ishte një vit i begatshëm, sepse e bëri atë që të njihet në tërë territoret shqiptare. Edhe pse me një stil të ri të muzikës, Argjentina Ramosaj ka shumë adhurues të cilët gjithmonë e presin atë me padurim në skenë. Express Rozë zhvilloi një intervistë më këngëtaren e talentuar kosovare...
Rozë: Keni marrë pjesë në “Këngën Magjike 2010”. Cili do të jetë festivali i ardhshëm që do të merrni pjesë në Shqipëri apo Kosovë?
Argjentina: Sigurisht se pas këtij festivali do të marrë pjesë edhe në “Top Fest”. Ende nuk kam vendosur për cilën këngë por do ta gjej ndonjë që është më e përshtatshme. Pse jo, ndoshta edhe me ndonjë duet.
Rozë: Kënga “Engjëjt qajnë” është një këngë që ka pasur një impakt te publiku. Çfarë e bën atë të veçantë, sipas jush?
Argjentina: Një që është më kryesorja është se kjo këngë ka tekst dhe muzikë shumë emocionale dhe të thellë. Ka një temë të afërt më shumicën e njerëzve, e që kjo është ndarja, apo dashuria e dështuar.
Rozë: Keni kënduar edhe anglisht? Si është pritur kënga juaj në Holandë, ku edhe jetoni?
Argjentina: Është pritur shumë mirë, megjithëse nuk kam qenë atje për të promovuar dhe për ta lansuar këtë këngë. Tani kam edhe një këngë tjetër në anglisht që quhet, “Roll the Dice”, që ka për produksion producentin Mitch Crown. Ky është një producent që ka punuar me disa këngëtarë të njohur ndërkombëtarë. Kënga ende nuk është lansuar por do të bëhet së shpejti.
Rozë: Stili juaj i muzikës është pop-rock. A po pëlqehet ky stil te shqiptarët pasi që është një stil i ri për ne?
Argjentina: Po, është duke u pëlqyer shumë. Por, përpos këtij zhanri, në këngën që përmenda më lart, ka një stil tjetër, është stili i muzikës “House”.
Rozë: Si është një ditë e zakonshme për ju. Zgjoheni në mëngjes, çfarë bëni, vraponi apo merreni me muzikë?
Argjentina: I bëj të gjitha nga pak. Por, ditët ndryshojnë njëra prej tjetrës. Ka ditë që merrem më shumë më muzikë. Ndonjë ditë tjetër merrem me ndonjë fotosesion. Ndonjë ditë ua kushtoj intervistave apo pjesëmarrjes nëpër programe të ndryshme, sidomos tani nëpër festa.
Rozë: Shquheni edhe për formën e mirë, sidomos atë fizike. A ruheni mos të shtoni peshë?
Argjentina: Normal, kam shumë kujdes në këtë aspekt...
Rozë: Cila është dieta e juaj?
Argjentina: Nuk kam ndonjë dietë të posaçme por nuk e teproi në asgjë. Pra, ha me masë dhe ushqim të rregullt!
Rozë: Cili është komplimenti më i shpeshtë që e merr nga meshkujt?
Argjentina: Je shumë e veçantë, je e bukur dhe ke stil të hatashëm.
Rozë: Pse ua thonë këtë?
Argjentina: Ndoshta, stili i veshjes, muzika, mund të jetë ndonjë tipar...
Rozë: Si reagojnë meshkujt e shqiptarë ndaj njerëzve të famshëm. Sidomos me ju, a kanë frikë?
Argjentina: Mendoj se kanë frikë që mund të komprometohen. Shpesh ju humb kontrolli, por mendoj që kanë dëshirë të dominojnë, një gjë që është në gjak të shqiptarëve.
Rozë: Po i dashuri juaj...?
Argjentina: Valoni (Hoti) është i dashuri i im dhe ka një personalitet të kompletuar që më përshtatet.
Rozë: Në fund, planifikoni që të bëni album apo do të vazhdoni me “single” – apo sikurse deri më tani dhe kush përkujdeset për stilin tuaj?
Argjentina: Nuk i dihet ende. Ndërkaq për stilin tim përkujdeset butiku Gizia nga Prishtina.