E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Preshevës, aktori Klajdi Marku vlerësohet me çmimin special

"Kush m'ka faj që jam shqiptar", vepra e vënë në skenë me regji të Enver Petrovskit, në bashkëpunim me trupën e teatrit "Bylis" të Fierit, është vlerësuar me çmim në festivalin mbarëshqiptar të teatrove në Preshevë. Enver Petrovski dhe trupa e Fierit konkurruan në edicionin e dhjetë të festivalit së bashku me dhjetë trupa teatrore që vinin nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Trupa profesioniste e "Bylisit" ka tërhequr vëmendjen e jurisë së festivalit. Me pjesëmarrjen e aktorëve Olta Gixhari, Bledar Mehmeti, Klajdi Marku, Fatmir Xhelili në rolet kryesorë, me muzikë të Robert Hoxhës dhe skenografi të Gëzim Hajdinit, drama u përzgjodh ndër më të mirat e festivalit të Preshevës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›