E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aplikimi për 50 banesat sociale

13/08/2009  Enti i Banesave shpall procedurat për të pastrehët: Ja dokumentet që duhen

Përfituesit do ta shlyejnë vlerën me një kredi 30-vjeçare me interes zero

ELBASAN-50 apartamente pritet të blihen në tregun e lire për një kategori të pastrehësh të qytetit të Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga Enti i Banesave në Elbasan pas udhëzimit të mbërritur mbi strehimin nëpërmjet kredisë me interes zero për familjet e strehuara në shtëpitë e ish-pronarëve. Enti Kombëtar i Banesave ka përcjellë pranë degës së Elbasanit shkresën sipas të cilës konfirmohet përfshirja e një shtrese të caktuar për t’u strehuar nëpërmjet skemës me kredi pa interes.

Banesat

Kështu për Elbasanin janë konfirmuar se do të blihen rreth 50 apartamente në tregun e lirë për të gjitha ata persona të kategorisë së parë ose që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, objekt që me ligj i është kthyer këtyre të fundit. Enti i Banesave në Elbasan deklaron se janë paraqitur disa persona që plotësojnë kriteret për të përfituar nga kjo skemë dhe janë duke u njoftuar pjesa tjetër që të paraqiten sa më shpejt për të plotësuar formularin dhe dokumentacionin përkatës. Kjo fazë do ti bëjë ata përfitues nga kredia që ka marrë qeveria për strehimin duke përfituar këste për 30 vjet me interes zero ndërsa banesat do të blihen në tregun e lirë.

Si përfitohet

Për të përfituar personat e kësaj kategorie që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe i paguajnë ende një qira shtetit do të duhet të mos kenë në pronësi objekt banimi, certifikatë familjare të 31.12.1992, vërtetim negativ nga ZRPP në emër të kryefamiljarit ose të anëtarëve të tjerë të familjes për mungesë prone të regjistruar apo në proces regjistrimi, statusin e të pastrehut kategoria ish-pronë private e lëshuar nga Këshilli Bashkiak. Gjithashtu në Elbasan pritet të nisë procesi për plotësimin e dokumentacionit për strehimin në programin e kredisë të përfituar nga bashkia në bashkëpunim me ministrinë nëpërmjet një kredie të Bashkimit Evropian. Gjithsesi ende për këtë fazë nuk ka një start konkret të procesit. Sipas specialistëve të strehimit pranë bashkisë numri i kërkesave për strehim në Elbasan është i madh dhe duhet të shikohet me përparësi nga qeveria pasi ka dhe shumë familje që jetojnë me një minimum jetese dhe nuk pajisen dot me strehim nga tregu i lirë i ndërtimeve. Elbasani llogarit rreth 3 mijë familje të pastreha që bëjnë pjesë në disa kategori.

PROCEDURAT

Kështu për Elbasanin janë konfirmuar se do të blihen rreth 50 apartamente në tregun e lirë për të gjitha ata persona të kategorisë së parë ose që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, objekt që me ligj i është kthyer këtyre të fundit. Enti i Banesave në Elbasan deklaron se janë paraqitur disa persona që plotësojnë kriteret për të përfituar nga kjo skemë dhe janë duke u njoftuar pjesa tjetër që të paraqiten sa më shpejt për të plotësuar formularin dhe dokumentacionin përkatës. Kjo fazë do ti bëjë ata përfitues nga kredia që ka marrë qeveria për strehimin duke përfituar këste për 30 vjet me interes zero ndërsa banesat do të blihen në tregun e lirë.

PËRFITUESIT

Për të përfituar personat e kësaj kategorie që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe i paguajnë ende një qira shtetit do të duhet të mos kenë në pronësi objekt banimi, certifikatë familjare të 31.12.1992, vërtetim negativ nga ZRPP në emër të kryefamiljarit ose të anëtarëve të tjerë të familjes për mungesë prone të regjistruar apo në proces regjistrimi, statusin e të pastrehut kategoria ish-pronë private e lëshuar nga Këshilli Bashkiak. Gjithashtu në Elbasan pritet të nisë procesi për plotësimin e dokumentacionit për strehimin në programin e kredisë të përfituar nga bashkia në bashkëpunim me ministrinë nëpërmjet një kredie të Bashkimit Evropian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›