Lagjet e Durrësit në ujëra të zeza e pluhur
13/08/2009 Qytetarët paguajnë 5600 lekë taksa vendore, por bashkia ende nuk u a ofrua shrëbimet
DURRES- Dhjetëra familjarë në lagjet e qytetit të Durrësit janë treguar kritik lidhur me taksat që ata paguajnë si detyrim ndaj bashkisë. Çdo familje në një vit paguan 5600 lekë si taksë vendore e cila krahasuar me një vit më parë ka pësuar rritje. Një shumë e tillë është paguar nga një pjesë e konsideruar familjesh në qytet, por vetëm në fare pak zona e lagje është ndjerë ndërhyrja e bashkisë në rregullimin e infrastrukturës. Përgjithësisht taksën banorët e kanë paguar të gjithën njëherësh dhe jo me këste pasi në disa rajone nuk u është afruar asnjë shërbim nëse qytetarët nuk do paguanin 5600 lekë, shumë kjo e cila është tërësi e taksave për gjelbërim, pastrim, ndriçim rrugor.
Problemet
Kjo e fundit është futur në sistemin e detyrimit të pagesës së taksës nga çdo familjar këtë vit por ende asnjë investim nuk është bërë në asnjë lagje e rrugicë përsa i përket sistemit të ndriçimit rrugor. Higjiena në rrugë, rrugica, lulishte, sheshe e bulevarde në qytet lë shumë për të dëshiruar, kurse në periferi gjendja është kritike. Mbeturina urbane e inerte kanë zënë shumë hapësira në anë të pallateve, kurse pluhuri nëpër rrugët e brendshme të lagjeve futet në banesa ngase nuk funksion sistemi i kanalizimit. Në lagjen 14 të Shkozetit dhe në lagjet 15, 16, 17 që përfshijnë zonën nga Ura e Dajlanit dhe vijojnë deri në Spitallë kanë të dëmtuar kolektorin e ujërave të zeza dhe kjo ka bërë që pusetat të nxjerrin në sipërfaqe fekalet duke ndotur mjedisin. Banorë të këtyre lagjeve tregojnë se e kanë të pamundur të ajrosin shtëpitë dhe se tashmë në lagjen e tyre nuk bëhet më fjalë për gjelbërim e ndriçim pasi mbeturinat janë hedhur gjithandej. Salami Muçka tregon se në këtë gjendje e ka gjetur lagjen nr. 16 që para 6 vitesh kur ai u sistemua këtu. Të gjitha pusetat metalike janë vjedhur, kanalet nuk funksionojnë, mbeturinat hidhen para pallateve, kurse bashkia nuk ka mbjellë asnjë pemë dhe as nuk ka investuar për ndriçimin apo për rregullimin e trotuareve. Më tej Muça ka thënë se: bashkia në këtë lagje nuk ka vënë dorë pasi është e njëjta gjendje si dhe vite më parë”. Familjarët kanë tentuar të ndërgjegjësojnë bashkinë për të kthyer sytë për higjienën, kanalizimet, ndriçimin apo edhe për të mbjellë një pemë, por edhe këtë vit nuk është realizuar asnjë investim. Vetëm për pastrimin çdo derë qytetare paguan 1600 lekë në vit, kurse banorët tregojnë se makinat e pastrimit kalojnë nga rrugica e tyre dhe ikin pa marrë mbeturinat. “Na bëjnë zhurmë e pluhur para dritareve tona dhe nuk ndalojnë për të marrë mbeturinat”,-thotë banori. Në këtë lagje si dhe në pjesën më të madhe periferike të qytetit mungojnë kazanët e mbeturinave dhe as që bëhet fjalë për ndriçim apo lulishte. Në Durrës edhe ato pak hapësira që deri tani kanë shërbyer si lulishte të mbajtura apo edhe të degraduara janë zaptuar nga ndërtimi i pallateve që lartësohen me lejen e KRRT-së së bashkisë. Qytetarët i shqetëson fakti se askush nuk do të kujtohet as në të ardhmen për ta, ndërsa kapakët e hequr nga pusetat rrezikojnë jo vetëm dëmtimin e mjeteve por edhe të vet banorëve.
Pa asnjë impakt
Historiku i rritjes së taksave
Bashkia këtë vit rriti taksën e pastrimit nga 1000 lekë në 1600 lekë dhe taksën e gjelbërimit nga 200 lekë në 300 lekë. Por bashkia ka vendosur të shkojë edhe më tej në politikën e taksave ngase me fillimin e vitit 2009 e ne vijim qytetarët do të paguajnë për të parën herë 200 lekë taksë ndriçimi . Qytetarët kanë reaguar duke kërkuar në bashki më shumë investime në infrastrukturë. Më së shumti, sipas publikimit të anketave nga vet bashkia, qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen në rregullimin e rrugëve dhe trotuareve me 35 përqind të numrit të të anketuarve. Pas saj rendiet higjienizimi i qytetit me 25 përqind, nevoja për zgjerimin e parqeve dhe kurorës së gjelbër të qytetit me 22 përqind të të anketuarave dhe 17.5 përqind kanë orientuar bashkinë në këshillën e tyre drejt kanalizimeve. Buxheti i bashkisë së Durrësit për vitin 2009 është 1.3 miliard lekë nga të cilat 960 milion sigurohen nga vetë bashkia dhe 460 milion janë granti i qeverisë. Gjithnjë sipas ndarjes klasike që është bërë në zërat e këtij projekti është deklaruar se 54 milion lekë do të përdoren për gjelbërim duke e rritur nga 2.5 m2 gjelbërim për frymë në 5 m2 për frymë. Projektbuxheti ka menduar edhe për 94 milion lekë në shërbime publike, 19.4 milion lekë investime në sport e kulturë ,19 milion lekë investime në arsim, 15.5 milion lekë investime në shërbime sociale etj. Ajo që shqetëson qytetarët është gjendja aspak e mirë e rrugëve në lagjet e qytetit, mungesa e lulishteve, zënia e hapësirave të gjelbëruara, mos funksionimi i kanalizimeve, ndotja nga mbeturinat urbane si dhe mungesa e ndriçimit.