E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aplikimi për letërnjoftimet

Dje, ka nisur edhe në Kukës procesi i pajisjes së shtetasve
me karta identiteti. Vetëm në qytetin e Kukësit janë evidencuar
mbi 6 mijë shtetas, të cilët nuk posedojnë pasaporta dhe
do të jenë pikërisht këta që do të aplikojnë të parët. Stafi teknik
prej katër personash ka pritur dje vetëm një numër të kufizuar
aplikuesish, më pak se dhjetë persona, ndërsa në zyrën e Postës
në Kukës, ku janë hapur pesë sportele që nga dita e premte e
javës së shkuar, janë prerë vetëm 26 kuponë. Zyra lokale e
postës informon se për fillimin procesit janë siguruar 5 mijë
kuponë, si kontingjent i parë dhe se të pesë sportelet do të
punojnë nga 12 orë në ditë nga 08:00 deri në 20:00. Por duket
se ka shumë pak interes nga ana e qytetarëve. Edhe në Rrethin
e Hasit ka nisur dje procesi i aplikimit për karta identiteti, ku
janë evidencuar mbi 5 mijë persona që nuk kanë pasaporta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›