Turqi- Protestuesit sfidojnë Erdogan-in, tubohen dhe kërcejnë tango (FOTO)
Turqi- Duke shënuar një mospërfillje mbi deklaratat e kryeministrit të vendit Erdogan, protestuesit turq kanë vijuar protestat e tyre paqësore të shtunën në një mënyrë krejt të ndryshme nga ditët e tjera…. Duke kërcyer tango.
Sipas agjensisë së lajmeve ‘Daily Mail’, protestuesit kanë formuar çiftet e tyre dhe në sheshin Taksim të Stambollit kanë kërcyer tango me hundë të fshehur nën maskën e gazit.
Kreu i qeverisë turke Rexhep Tajip Erdogan e etiketoi Evropën dhe Amerikën një ditë më parë, si hipokritë. Duke folur në një konferencë të BE-Turqi në Stamboll, zoti Erdogan tha se metodat e detyrueshme të përdorura nga policia turke për të shtypur protestat kundër prishjes së një parku në Stamboll ishin pak më ndryshe nga ato të përdorura më parë në SHBA dhe Britani të Madhe.
Protestuesit sfidojnë Erdogan-in, protestojnë e kërcejnë tango
Ai tha se treguesit demokratik të Turqisë ishin më të mirat në historinë e vendit, dhe superiore në atë të shumë shteteve të BE-së.
Protestuesit sfidojnë Erdogan-in, protestojnë e kërcejnë tango
‘Protesta të ngjashme kanë ndodhur në Britani, Francë, Gjermani dhe ato më të mëdha në Greqi. Të gjithë ata janë anëtarë të Bashkimit Evropian “, tha ai.

Protestuesit sfidojnë Erdogan-in, protestojnë e kërcejnë tango
Mijëra turq përsëri të zemëruar dolën në rrugë për t’u bashkuar me protesta masive anti-qeveritare të shtunën, duke sfiduar thirrjen e zotit Erdogan për t’i dhënë fund trazirave civile më të këqija të dekadës gjatë sundimit të tij.
Protestuesit sfidojnë Erdogan-in, protestojnë e kërcejnë tango
Arisa Liço/IDEA/