Berisha: Kryebashkiaku socialist la Patosin pa ujë. Rama, i njëjti megafon
Patos- Kryeministri Berisha e ka zhvendosur fushtën e tij elektorale sot pasdite në qytetin e Patosit nga ku i është përgjigjur edhe akuzave të liderit të opozitës Edi Rama se ky qytet vuan mungesën e ujit. Sipas Berishës, faji për këtë është i kryetarit socialist të bashkisë, i cili e vjel atë për vete.
Shoku i autobusit erdhi këtu e kudo që shkon nga xhamat e autobusit mavi Shqipëria i duket mesjetë, e unë do ti them dy fjalë, banorët e Patosit në mënyrë të pamerituar vuajnë për ujë dhe kjo se kryetari i bashkisë që ka tërësisht në administrim ujësjellësin e vjel për veten e vet, nëqoftëse ky kryetar sdonte të administronte ujësjellësin, mund tja linte atë qeverisë, siç bën kryetari i Durrësit që refuzon të marrë ujësjellsin, po qeveria inaguroi sot një ujësjellës 24 orë ujë për 25 mijë banorë. Ju taksa paguani, qeveria ime, trefishoi grantet për bashkitë, çfarë bën këta? I shndërrruan të gjitha në rroga e jo kanale, rrugë për ju. Përgjegjësi e kryetarit tënd socialisit i cili të investojë sa më shpejt paratë e ujit që ju paguani, burimi është i mjaftueshëm, ose të dorëzojë ujësjellësin e ne investojmë menjëherë,- tha Berisha.
Ndërsa akuzoi liderin e opozitës Rama se të vetmen alternativë që ka është sharja, shpifja e mohimi, madje duke e quajtur edhe “e njëjta pllakë gramafoni”.
Kur ai gjithë ditën shpif, sajon, akuzon, mohon e asgjë tjetër, njerëzit normalë nuk duan ta dëgjojnë. E njëjta pllakë gramafoni, ktheje nga një anë e njëjta melodi, do të mbushë sheshet po prapësëprapë nuk dalin. Ne bëjmë një fushatë të qytetëruar me argumenta që ka në themel besimin te iniciativa juaj,- krahasoi dy alternativat kryeministri.
Ndërsa duke folur për pjesmarrjen e administratës në fushatë, për të cilën akzuon Rama qeverinë, Berisha tha: Shoferi i autobusit mavi, kalon nga një shesh në një tjetër duke bërë fyerje kolektive, qytetarët që mbushin sheshet në mitingjet e PD-së i quan robër paçka në një rreth këtu afër kishte në njërin krah drejtoreshën e shkollës dhe inspektorin e arsimit, paçka se ata ishin rrogëtar të qeverisë Berisha, ata që vijnë në mitingjet tona sjanë, kurse këta që vijnë në mitingjet e PS-së janë skllevër e duhen sharë. Ju jeni të lirë të merni pjesë në mitingjet që doni e të brohorisni për kë të doni e kjo është liria,- tha Berisha.
Kryeminisitri renditi arritjet e qeverisë së tij në këto tetëvite duke premtuar se në mandatin e ardhshëm, do të hapen vende pune për të gjithë qytetarët e Patosit dhe të Shqipërisa tha ai.