E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis asfaltimi tek bulevardi Nënë Tereza, Rama premton transformimin e sheshit

Bashkia e Tiranës nisi dje punimet për rehabilitimin e sheshit Nënë Tereza. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, tha se, "sheshi do të jetë i transformuar dhe cilësisht një hapësirë urbane". Kjo nuk është një betejë lineare, është një betejë e nisur në bashkëpunim me qeverinë italiane prej disa vitesh. Do të ketë një konkurs për sheshin Nënë Tereza,

për të bërë të mundur që me rehabilitimin e rrugës së parkut të Liqenit dhe me domosdoshmërinë që të lehtësohet lëvizja e makinave dhe qytetarëve në rrugën e hyrjes në park në pjesën pas sheshit Nënë Tereza, si dhe për të bërë të mundur që edhe vetë sheshi Nënë Tereza të jetë lehtësisht i kalueshëm, lehtësisht i pastrueshëm dhe njëkohësisht i transformuar në një hapësirë urbane, tha Rama. Kjo është një ndërhyrje e kërkuar nga qytetarët e Tiranës dhe ne po e plotësojmë kërkesën e tyre. Sheshi do të jetë tërësisht i transformuar, u shpreh Rama. Tashmë në sheshin Nënë Tereza po operohet me vënien e pllakave të reja, ndërkohë që punimet po zhvillohen paralelisht me ato në sheshin Skëndërbej.

Poni akuzon Bashkinë: Sistemi i adresave i dështuar, janë shkelur standartet
Ministria e Brendshme ka reaguar pas publikimit nga ana e Bashkisë së Tiranës së fazës finale të adresarit të ri të kryeqytetit. Zv. ministri Ferdinand Poni e cilësoi rolin e Bashkisë së Tiranës si pengesë në këtë proces të implementimit të sistemit të ri të adresave. Ajo që Rama u përpoq të mëtonte si sukses dje është një punë që duhet të kishte përfunduar në janar 2009 pastaj, pastaj në mars 2009, në tetor 2009 e në vazhdim, por edhe fatkeqësisht edhe sot që flasim informacioni nuk është i plotë dhe as në përputhje me standardet e vendosura nga projekti për sistemin e adresave. Më konkretisht materialit të Bashkisë i mungojnë mbi 130 rrugë dhe mijëra ndërtesa, ndërsa Rama ka penguar qëllimisht transmetimin e këtyre të dhënave në Ministrinë e Brendshme, për tu bërë pjesë e regjistrit kombëtar të adresave. Nga ana tjetër zv.ministri Poni e akuzoi kryebashkiakun Rama për deformim të formularit të informimit, duke shtuar se, në shkelje të hapur të ligjit dhe garancive kushtetuese për qytetarët shqiptarë Rama ka deformuar formularin e hartuar në Ministrinë e Brendshme. Shumica e informacioneve që kërkohen nga Bashkia, nr i celularëve, punësimi, arsimi, profesioni, vendi nga vjen nuk janë fare kërkesa të projektit dhe cënojnë hapur konfidencialitetin, theksoi Poni. Në fund të reagimit të tij zoti Poni i bëri thirrje Ramës të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhet pengesë për projektin e sistemit të adresave.

Last Updated on E Shtune, 26 Qershor 2010 19:40

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›