Vasili vë alarmin: Zemra dhe hipertensioni, sëmundje pandemike
Ditën e djeshme Ministri Vasili ka theksuar edhe faktin se këto sëmundje janë kthyer në vendin tonë, në pandemi tashmë duke parë rritjen e numrit të sëmurëve me ritme të shpejta. Ndërkohë që gjendja e ilaçeve në spitalin më të madh në vend, për këto sëmundje është një problemtaikë me të cilën pacientët e të afërmit e tyre përballen çdo ditë. Përsa i përket reduktimit të këtyre sëmundjeve, e pikërisht për të parandaluar këtë duhet që vetë informimi i mjekëve të familjes, mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të shërbimit ambulator të edukohen dhe informohen për rrezikshmërinë dhe trajtimin e tyre. Ministri i shëndetësisë Vasilit i cili ka përshëndetur dje kursin e formimit të iniciuar nga specialistët e kardiologjisë e ve theksin sidomos tek fakti që këto sëmundje duhen trajtuar si një pandemi pasi shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve në vend. Bëhet fjalë për një nga shkaktarët kryesor të vdekjeve, në mënyrë të veçantë në fushën e patologjive kardiovaskulare, por së deti, është shpeshtësia ajo që na thotë që do vazhdojë të mbetet në vendin e parë të sëmundshmërisë. Ndaj bëhet fjalë për trajtimin e asaj që mund të quhet pa ekzagjerim, pandemi e vërtetë në fushën e sëmundjeve kronike", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë. Kursi i edukimit në hipertensionin atterial, risku kardiovaskular dhe insuficenca kardiake udhëhiqet nga profesorët e specializuar në këto sëmundje dhe njeh pjesëmarrjen e mjekëve të familjes nga e gjithë Tirana. Synohet që me këtë kurs vetë mjekët të njihen me metodat e reja në trajtimin e të sëmurëve si dhe në rishikimin e medikamenteve. Ndërkohë që në ambientet e QSUT, në pavijonet e kardiologjisë mungesa e ilaçeve është kthyer kohët e fundit në një makth të vërtetë, pasi pacientëve e të afërmve të tyre u duhet që të blejnë gjithçka privatisht. Por ashtu si mungojnë medikamentet për sëmundjet e zemrës edhe për sëmundjen e hipertensionit të sëmurët mjekohen vetëm me ilaçet e blera në mënyrë private pasi që prej shumë muajsh pavijonet e QSUT-së vuajnë mungesën totale të tyre.