E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aventura shqiptare në Champions

Janë plot futbollistë shqiptarë që do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sonte. Blerim Xhemajli, me Napolin, do të ketë punë të vështirë përballë Manchester Cityt, njëjtë si Fatos Beqiraj i Dinamo Zagrebit kundër Real Madridit. Ndërkaq, më lehtë mund të kalojë treshja e Baselit, Xherdan Shaqiri dhe vëllezërit Taulant e Granit Xhaka, ndaj ekipit modest rumun, Otelul Galati. Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 12:03

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e tjera, në Grupet A,B,C e D, të Ligës së Kampionëve. Pothuajse secili grup është i përbërë nga së paku një lojtar shqiptar. Numri i futbollistëve shqiptarë që marrin pjesë sivjet në këtë eveniment është me bollëk, si asnjëherë më parë.

Shkojmë me radhë. Në Grupin A, Napoli i Blerim Xhemajlit do të udhëtojë drejt Anglisë, ku e pret një punë mjaft e vështirë përballë ekipit më të përforcuar anglez të viteve të fundit, Manchester City. Edhe ndeshja tjetër e ‘grupit të vdekjes’ do të jetë mjaft interesante. Gjiganti gjerman, Bayern Munich do të ketë punë me Villarrealin, në Spanjë.

Në Grupin B nuk luan ndonjë lojtar shqiptar. Interi do të mundohet ta harrojë humbjen nga Palermo në Serie A, duke fituar ndaj ekipit turk, Trabzonspor. Në Grupin C, Baseli i Xherdan Shaqirit, Granit e Taulant Xhakës e pret ekipin modest nga Rumania, Otelul Galati. Kurse, kampioni anglez, Manchester United, udhëton drejt Benficas.

Dhe, Grupi i fundit, ai D, e vë përballë Dinamo Zagrebin e Fatos Beqirajt me gjigantin spanjoll, Real Madrid. Për sulmuesin kosovar, kjo është një ëndërr që po realizohet. Në duelin tjetër të këtij grupi, Ajaxi do të luajë me Olympique Lyonin. Pra, do të jenë plot 5 futbollistë shqiptarë që do luajnë këtë sezon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Liga e Kampionëve

Grupi A
Man City – Napoli20:45
Villarreal – Bayern M.20:45

Grupi B
Inter – Trabzonspor20:45
Lille – CSKA M.20:45

Grupi C
Basel – Otelul Galati20:45
Benfica – Man Utd20:45

Grupi D
Ajax – Lyon 20:45
Dinamo Z. – Real M.20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›