Kavaja dhe Peqini, inatet vazhdojne
Ka kaluar me probleme dhe incidente ndeshja e fundit, Besa-Shkumbini. Dy lojtare, Fortunat i Beses dhe Musaraj i Shkumbinit dolen me karton te kuq, qe ne pjesen e pare. Drejtuesit e Shkumbinit jane provokuar nga tifozeria vendase dhe situata ka dale disa here jashte kontrollit. Mesohet se ne Kavaje, ashtu si ne ndeshjen e fazes se pare, edhe ne ndeshjen e dyte, Besa dhe Shkumbini, perjetuan pervec emocioneve qe dhuron ndeshja e futbollit, edhe momente te padeshiruara, qe nuk kane lidhje me futbollin. Sponsori i Shkumbinit dhe deputeti i Peqini, Dashnor Sula kerkoi terheqjen e ekipit nga fusha e lojes. Shkumbini i tij eshte mundur 2-0. Ne ndeshjen e fazes se pare te kampionatit, sulmuesi Bekim Kuli dhe trajneri Ilir Daja jane kacafytur me deputetin Dashnor Sula ne dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes, per shkak te probleme qe ndodhen ne Peqin. Sipas drejtuesve te FSHF-se Besa nuk ankimoi ne ate ndeshje..