Policia gaboi, droga për tregun VIP ishte vetëm përzierës
Tiranë- Jo rrallë herë njoftimet e policisë për sekuestrim lënde narkotike kanë rezultuar të fryra, kur në fakt lënda ka qënë thjesht përzierës dhe jo heroinë e pastër.
Pak ditë më parë u raportua se një supër akison i Policisë së Tiranës kishte mundur të vinte në pranga dy perosna dhe t’i sekuestronin 1 kg heroinë, që sipas tyre ishte e destinuar për rrugët VIP të Tiranës.
Por pas hetimit nga ana e prokurorisë rezultoi se lënda e gjetur në banesën e Fation Kurtit ishte thjesht përzierës, dhe vetëm 4.6 graë ishin heroinë.
Për këtë arsye Gjykata e Tiranës dje dhe masën e ‘arrest me burg’ për Kurtin edhe pse droga ishte nën kufirin e 5 gramëve, ndërsa për shokun e tij Entel Hykën u dha masa e ‘detyrim paraqitje’ pasi i riu nuk u kap me drogë.
Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar Rrugicat kapi ditë ë parë në flagrancë 26-vjeçarin Entel Hyka dhe 24-vjeçarin Fation Kurti, të dy banues në kryeqytet.
Dy të rinjtë u ndaluan në rrugën Nikolla Lena me disa qese të vogla me heroinë, por pas një kontrolli në shtëpinë e Kurtit u zbulua edhe sasia tjetër e lëndës që fillimisht u dyshua si heroinë.
Shkrime të tjera me interes:
- Drogë në rrugët VIP, sekuestrohet 1 kg heroinë, dy në pranga Tiranë- Një sasi prej 1 kg drogë e llojit heroinë...
- Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit...
- Policia e Tiranës: Makina e Shullazit nuk ishte më pronë e Kuvendit Tiranë- Policia e Tiranës ka deklaruar paraditen e sotme se...