E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH, shpërndan ndihma në Pukë dhe Librazhd

Ndihmat e grumbulluara janë shpërndarë në fshatrat: Rinas, Ballgjin, Orenjë Katund, Orenjë Vërri, Floq, Zdrajsh Katund, Zdrajsh Vërri e Gurakuq. Kontingjenti tjetër i ndihmave i nisur drejt Pukës është dorëzuar në Myftininë e rrethit, e cila ka organizuar shpërndarjen sipas zonave të caktuara.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka përcjellë në vazhdimësi gjendjen e banorëve të izoluar në veri dhe juglindje të vendit. Qysh në ditët e para, institucioni është organizuar dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e ndihmave në favor të banorëve të këtyre zonave. Thirrja e institucionit ka vënë në lëvizje jo vetëm besimtarët, por edhe mjaft qytetarë dashamirës, të cilët janë solidarizuar në ndihmë të bashkëqytetarëve që po vuajnë mbi shpatulla këtë situatë emergjence”, thuhet në njoftim.

“Kemi qenë dhe do të jemi pranë familjeve, që në ditët e vështira të izolimit nga dëbora kanë nevojë për ndihmë. Kontributi i myslimanëve vjen nga Komuniteti, Medresetë, Myftinitë, Universiteti Bedër dhe gjithkush që donte t’i bashkohej këtij misioni”, ka thënë Ylli Gurra, kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman. /Start/

                                                                                             2012-02-23 17:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›