E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis festa e filmit ne Durrës

I përfolur mjaft, për shkak te emrave te mëdhenj te kinematografisë qe pritet te vijnë ne ditët ne vijim, si Francis Ford Coppola dhe Claudia Cardinale, festivali nderoi ne nisje te tij aktorin e ndare nga jeta 10 vjet me pare, Vangjush Furxhi, me çmimin e karrierës. E ne fakt, ky event, i cili do t’i ndaje aktivitet e tij mes teatrit Aleksander Moisiu dhe amfiteatrit te Durrësit, shihet si një mundësi e mire për kinemanë shqip. Te ftuarit janë pika kyçe. Ne këtë edicion, do te jene 3 seksionet ku do te garohet. Vizione bashkëkohore, 8 filma evropiane ne gare, Bote Ballkanike, 6 filma ne gare si dhe Filmi i Shkurtër i Studenteve Shqiptare po me 8 filma ne gare. Për Sheila Xhonston, gazetare e njohur dhe kritike arti, festivali po merr përmasa te rëndësishme. Bashke me garën, gjate ditëve te festivalit do te ketë edhe shfaqje te filmave homazh dhe premiera te rëndësishme. I tille ishte projektimi gjate te shtunës, edhe i filmit fitues te ariut te arte ne Berlin, “Honey”. Ndërkohë, gjate te dielës, festivali do te vijoje me prezantimin e jurisë e cila ka për president nderi Dhimiter Anagnostin, por edhe emra te rëndësishëm ndërkombëtare si regjisorin e shquar çek Jiri Menzel si kryetar i Jurisë Ballkanike, regjisorin dhe filozofin polak Kryzystof Zanussi, Lech Majeëski, producentin britanik Nick Poëell si kryetar i Jurisë Ndërkombëtare, producenti dhe regjisori Jan Harlan apo aktorin Rade Serbedzija.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›