Ora e se vërtetës për Arsenal
Ne “Old Traford” kampionet ne fuqi te Manchester United do te përballen me topçinjtë e Arsenal te cilët pavarësisht largimeve te yjeve si Fabregas dhe Nasri, kualifikimi ne Champions u ka dhënë zemër dhe sidomos përballë kundërshtarëve te tyre te përjetshëm për titull kane ditur te rivalizojnë gjithmonë. Boll te kujtojmë se fitorja e vetme e londinezeve ne tete takimet e fundit ne premier lige daton ne 1 maj ne Emirejts pikërisht ndaj djajve te kuq. Për Manchester United i pamposhtur ne 7 takimet ne shtëpi përballe Arsenal duke fituar 6 rikthehet Rio Ferdinand ndërsa i gatshëm është dhe Daren Flecer. Ndërkohe jashtë formacionit ne një tjetër ndeshje delikate mbeten Nemanja Vidic dhe Rafael Da Silva. Dhimbje koke për Arsen Venger për te cilin takimi kundër Aleks Ferguson është ora e se vërtetës. Tekniku francez nuk ka shërbimet e Xhek Ualjshajer, jashtë fushave për tre jave për shkak te një dëmtimi ndërsa Aleks Song, Gervinjo dhe Emanuel Frimpong, janë te gjithë te pezulluar. Ky është takimi me numër 214 ne historinë e përballjeve mes te dy skuadrave ku te zotet e shtëpisë kane fituar 88 here, Arsenal 79 ndërsa 46 takime janë mbyllur ne barazim. Supersfida e vitit ne ishull do te zhvillohet ne orën 17:00 dhe do te transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën Tring, kanali Plus 1.