Braçe: Qeveria blen armë për kontrollin e masave

Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se blerja e armëve ka nisur që pas ngjarjeve të 21 janarit të vitit të shkuar.
“21 Janari ndryshoi jo vetëm marrëdhënien e opozitës me Sali Berishën, marrëdhënien e Sali Berishës me shumicën e popullit shqiptar që kundërshton politikën. 21 Janari ndryshoi edhe mënyrën e përdorimit të parave publike, fondeve buxhetore të krijuara nga taksat që paguajnë shqiptarët duke i orientuar ato nga blerja e materialeve ushtarake, pajisjeve dhe armëve luftarake për kontrollin e turmave, në konceptin e Sali Berishës. Menjëherë pas 21 Janarit, Ministria e Brendshme dhe tek kontrata e saj me vlerë 1 660 810 euro për të kuptuar sesi Sali Berisha shpenzon paratë e shqiptarëve, në m mes të krizës më të madhe financiare psër të kontrolluar popullin e tij”, deklaroi Braçe.
Deputeti i opozitës u shpreh se armët janë blerë nga dy ministri, ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes. "1.6 milion euro për "kontrollin e turmave"! Paratë ishin të Buxhetit te Shtetit, kontratën dhe pagesën e kreu Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit. U blenë: 2000 kostume pajisur me "hu"-shkopa, helmeta e mburoja me vlerë 1.2 milion euro; 50 megafon me çmim 101 euro/copë me blerë mbi 5000 euro;600 maska gazi dhe filtra gazi me vlerë mbi 107 mije euro. Kompania palë me Qeverinë me qendër në Belizë, mostrat e mallit të një kompanie në Izrael, origjina e mallit Kina!! Të gjitha nën firmën e një gjenerali izraelit në pension. Vetëm transporti i këtyre mallrave i ka kushtuar Berishës 120 mijë euro!!! Paratë paguar nga Qeveria në favor të kompanisë me qendër në Belizë në një bankë në Tbilisi ne Gjeorgji!! Asnjë garë ligjore, asnjë konkurim ekonomik",theksoi Braçe. /Start/
2012-09-26 15:22