Nis fushata “Dhuro për jetën”, Liri Berisha dhuron gjak
TIRANE- Fondacioni Fëmijët Shqiptar ka lancuar sot fushatën “Dhuro për Jetën” për dhurimin vullnetar të gjakut. Në shenjë solidariteti me këtë nismë, presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Liri Berisha ka dhuruar gjak dhe ka vijuar me dhurimin vullnetar të gjakut nga bashkëpunëtorët e këtij fondacioni.
Në një komunikim me mediat, Liri Berisha, zv ministrja e Arsimit Nora Malaj dhe zv ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka vlerësuar nismën, ndërsa kanë bërë thirrje për sensibilizim të gjithë shoqërisë shqiptare.
“Të dhurosh gjak do të thotë të dhurosh jetë, do të thotë të ngjallësh shpresë tek ata që po e humbasin shpresën . Gjaku është shumë i domosdoshëm vecanërisht për ata fëmijë që mbijetojnë duke marrë transfuzion gjaku cdo ditë. Duhet të bëjmë thirrje për të gjithë shoqërinë, të tregojmë vlerat tona , zemërgjerësinë tonë , të dhurojmë gjak si qytetarë, si njerëz ” u shpreh zonja Berisha.
Fushata sensibilizuese “Dhuro për Jetën” për dhurimin vullnetar të gjakut do të vazhdoj deri më 8 maj, në ditën e talasemisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)