Vdes babai i viktimës së Gërdecit/ Në familjen e tij në Vorë, ç'thonë të afërmit
Është gjetur i vdekur nga familjarët babai i një prej viktimave të tragjisë së Gërdecit. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit, punonjëse e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec është gjetur i vdekur nga bashkëshortja e tij e cila shpjegon edhe me detaje se vdekja ka ardhur si pasojë e stresit që kishte bashkëshorti i saj që pas vdekjes së vajzës dhe së fundmi largimit nga puna.
Ndërkohë "Ora News" ka arritur që të marrë edhe reagimin e bashkisë së Vorës ku punonte Osmani. Asim Selmani përgjegjesit i sektorit të shërbimeve publike në këtë institucion pohon se viktima nuk është pushuar nga puna, por i ka përfudnuar kontrata.
Ndërsa analizat toksikologjike kanë nxjerrë në pah se 46 vjeçari babai i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen si pasojë e një helmimi. Sipas burimeve policia ka gjetur në komodinën e dhomës së tij një shishe me ilaçe, të cilat shërbeni për romatizmë, gjithashtu sipas burimeve viktima ka rezultuar se kishte përdorur një sasi të madhe alkooli para se të gjente vdekjen.