E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis futbolli, bashkë me topin dhe intrigat



Tani fjalën e ka topi. Futbolli shqiptar sot rinis për herë të 70-të. Një kampionat jubilar. Me Dinamon që nis mbrojtjen e titullit kundër Teutës në “Selman Stërmasi”, atje ku dhe fitoi trofeun e 17-të e te Vllaznia, që pasi është ndeshur me Napolin e Serisë A në “Loro Boriçi” pret rekordmenët shqiptarë, Tiranën. Një sezon i ri me ambicie dhe objektiva të rinj, si për dy trofetë, titullin kampion e fitimin e Kupës së Shqipërisë (edicioni i 57-të i saj), por dhe për të mbijetuar në elitën e 12 më të mirëve.
EUROPA – Llogaritë, si për shpenzimet marramendëse në merkato ashtu dhe për të përcaktuar ekipet e mëdha, kanë një objektiv: Zona Europiane. Liga e Kampioneve, Kupa UEFA e ajo Intertoto (në edicionin e saj të fundit) janë ato që intrigojnë gjithçka në “topkëmbën shqiptare. Europa. Ajo që kthen futbollin shqiptar te kufijtë e rivalitetit, por dhe që prodhon edhe “akuzat”. Të qenit në kompeticionet ndërkombëtare është një mundësi e mirë për klubet për të kompensuar sadopak financat e varfra të klubeve. Prandaj të gjithë grinden shpesh. Zyrtarët me deklarata e futbollistët në fushën e lojës. Ndonjëherë ndodhin edhe grushtet. Shpesh edhe penalltitë e dhuruara.
MBIJETESA - Lufta për mbijetesë është akoma dhe më e fortë. Lum kush ka këllqe e miq. Dy vendet e fundit në fund të sezonit do tu duhet t’i japin fund pranisë së tyre në Superiore, ndërsa dy të tjera, ato që do të renditen në vendet 9-10, do të luftojnë për “jetë a vdekje” në “play-out” me dy vendet 3-4 e të Kategorisë së Parë për të kompletuar listën e ekipeve për sezonin 2009-2010. Një luftë e vërtetë për ti shpëtuar dy vendet e fundit, pak “oksigjen” më shumë për dy vendet 9-10.
MERKATO - Skuadrat kanë shpenzuar jo pak në merkato, pavarësisht se lëvizjet kanë qenë më shumë “largim” nga një ekip e “afrim” te një tjetër. Lila lë Besën për Tiranën, Shehi shkon te Elbasani e rikthehet sërish te Partizani. Të kuqtë përjashtojnë Shkëmbin e Beqirin. Gjithsesi, edhe “legjionarë” kanë mbërritur në Shqipëri: sulmuesi Migen Memelli nga Gais i Suedisë te Tirana e sulmuesi tjetër Sabino Plaku nga Hamkam i Norvegjisë te Dinamo pritet t’i japin bukuri futbollit tonë.
SHTEGËTIMET – Megjithatë, futbollit shqiptar do t’i mungojë këtë sezon finesa e Klodian Duros (tashmë te Omonia Nikosia e Qipros), virtuoziteti i Jahmir Hykës (Mainc 05, Gjërmani) apo dhe potenca në sulm e Xhevair Sukajt (Gençlerbirligi, Turqi).
KROATËT – Si kurrë më parë (një rekord ky) në bankinat shqiptare janë ulur tre trajnerë kroatë: Zllatko Daliç te Dinamo (sapo fitoi Superkupën), Blazh Slishkoviç te Tirana (synon dy trofetë) e Slavko Kovaçiç te Flamurtari (në sezonin e tij të dytë). Bankinat e tjera kanë ndryshuar jo pak: Mirel Josa është te Elbasani, Agim Canaj te Vllaznia, Sulejman Starova te Teuta. Të palëvizurit nga ekipet e “vjetra” të Superligës janë shumë pak: Hasan Lika (Partizani), Gugash Magani (Shkumbini), Ilirjan Berati (Besa).
ABRAHAM – Cili ekip merr në forcë nigerianin Abraham Alcheveny ai fiton titullin. Mbrojtësi i majtë mban një rekord unikal. Është lojtari i vetëm i huaj që ka fituar titullin kampion rresht me tri skuadra të ndryshme: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) e Dinamon (2007-2008). Nigeriani është pjesë e Tiranës, klubit më të pasur në Shqipëri. Të vazhdojë të thellojë rekordin? Pse jo.

12
Ekipe marrin pjesë në Kategorinë Superiore

3
Faza me nga 11 ndeshje ka kampionati kombëtar

198
Ndeshje në total do të zhvillohen gjatë 3 fazave

Eri: FOTOT qe duhet të vendosen

1
Dinamo, fituese e titullit kampion e sezonit 2007-2008

2
Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin e 56-të

Ja si e nisin bankinat

Dinamo: Zllatko Daliç (kroat, i ri)
Partizani: Hasan Lika (shqiptar, i konfirmuar)
Tirana: Bllazh Slishkoviç (kroat, i ri)
Besa: Iljaz Haxhiaj (shqiptar, i konfirmuar)
Vllaznia: Agim Canaj (shqiptar, i ri)
Elbasani: Mirel Josa (shqiptar, i ri)
Teuta: Sulejman Starova (shqiptar, i ri)
Shkumbini: Gugash Magani (shqiptar, i konfirmuar)
Flamurtari: Sllavko Kovaçiç (kroat, i konfirmuar)
Bylis: Faruk Sejdini (shqiptar, i konfirmuar)
Apolonia: Gerti Haxhiu (shqiptar, i konfirmuar)
Lushnja: Saimir Malko (shqiptar, i ri)

3
Trajnerë të huaj ndodhen në krye të 12 bankinave: Daliç, Kovaçiç e Slishkoviç

6
Trajnerë janë të rinj në detyrë, ndërsa 6 të tjerë janë rikonfirmuar

3
Trajnerë kanë fituar më parë një titull kampion: Starova, Josa e Sejdini

“A ma shet ndeshjen zotni?”

Një pyetje që ka shoqëruar dhe ka vënë në dyshim ndër vite pastërtinë e futbollit shqiptar. Rezultate të paravendosura, kompromise të heshtura, llogari të ftohta. “A ma shet ndeshjen zotni?”. Një fenomen i trishtuar, i reduktuar në vazhdimësi, por që vazhdimisht ka pjellë polemika. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e akuzave të ndërsjella midis bosëve të klubeve shqiptare, që shpenzojnë nga 350 mijë euro e deri te 1 milion euro. Më të pasurit për trofe e zonë eruopiane. Më të varfrit për të mbijetuar. “Sa të mjaftojnë për të më lënë pikët miku im?” Një refren... një akuzë... një realitet. Jo vetëm shqiptar. Pasi tani gjithçka shitet e blihet. Kompanitë ndërkombëtare të basteve i kuotojnë gjithmonë e më shpesh ndeshjet shqiptare. Dhe gjithmonë ka rezultate befasuese. Bota e është surprizave. Lum kush arrin të parashikojë...

11 gjëra për t’u çlodhur

1.Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 23, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore.

2.Tirana është i vetmi ekip që merr pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani, pra në 70 të tilla.

3.Nga 12 ekipet që marrin pjesë në sezonin 2008-2009 titullin kampion e kanë fituar vetëm shtatë skuadra.

4. Skuadrat e kryeqytetit: Tirana (23 herë), Dinamo (17), Partizani (15) kanë fituar 55 nga 69 kampionatet e përfunduara.

5. Vllaznia me 9 tituj kampionë është “rekordmenia” e rretheve. Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtarit (1) janë skuadrat e tjera.

6. Vetëm një skuadër kampione, Skënderbeu, fituesi i titullit në vitin 1933 nuk merr pjesë në edicionin 2008-2009.

7.Tirana është ekipi që ka zhvilluar më shumë ndeshje historike në Superligë: 1671 ndeshje; 914 fitore, 408 barazime, 349 humbje

8.Nëse Vllaznia fiton me Tiranën do të arrijë fitoren e 740-të në 69 kampionate, ndërsa Tirana do të pësojë humbjen e 750-të.

9.Partizani është në edicionin e tij të 60-të në Kategorinë Superiore, por ende kujton se ka qenë edhe një sezon në të Parën.

10.Partizani është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Shqipëri: 3054 gola gjatë 1478 ndeshjeve (802 f, 385 b, 291 h).

11.Partizani është skuadra që mban rekordin për rezultatin më të thellë në 69 kampionatet e deritanishme: Partizani-Lushnja 16-0 (1952)

VERDIKTET E SEZONIT TË KALUAR

Kampion: Dinamo
Kupa e Shqipërisë: Vllaznia
Ranë në Kategorinë e Parë: Skënderbeu, Besëlidhja, Kastrioti,
U ngjitën në Superiore: Bylis, Apolonia, Lushnja

PJESËMARRJA NË EUROPË

LIGA E KAMPIONEVE
Dinamo
U eliminua në turin e parë eliminator nga Modrica e Bosnjë Hercegovinës (0-2, 1-2)

KUPA UEFA
Vllaznia, Partizani
Partizani: u eliminua në turin e parë eliminator nga Shiroki Brijeg i Bosnjë Hercegovinës (0-0, 1-3)
Vllaznia: eliminoi në turin e parë eliminator Koperin e Sllovenisë (2-1, 0-0). Në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator humbi me Napolin (0-3). Takimi i kthimit luhet në Itali, më 28 gusht.

KUPA INTERTORTOTO
Besa
Eliminoi në turin e parë Ethnikos Aknas të Qipros (0-0, 1-1), në turin e dytë u eliminua nga zviceranët e Grasshopers (1-2, 0-3).

Kampionati i 70-të Kombëtar i futbollit, sezoni 2008-2009. Java 1

1
DINAMO-TEUTA
Gjyqtarë: Janku, Pregja-Maloku
24.08.2008, ora 17.00
Stadiumi: “Selman Stërmasi”, Tiranë
Bilanci: 122 ndeshje; 59 fitore Dinamo, 38 barazime, 25 fitore Teuta. Golat: 184-100

2
SHKUMBINI-BYLIS
Gjyqtarë: Jareci, Biçaku-Qirici
24.08.2008, ora 17.00
Fusha sportive, Peqin
Bilanci: 13 ndeshje; 6 fitore Shkumbini, 2 barazime, 5 fitore Bylis. Golat: 13-10

3
BESA-FLAMURTARI
Gjyqtarë: Pashaj, Avdo-Rexha
24.08.2008, ora 17.00
Stadiumi: “Besa”, Kavajë
Bilanci: 117 ndeshje; 54 fitore Besa, 31 barazime, 32 fitore Flamurtari. Golat: 146-106

4
ELBASANI-APOLONIA
Gjyqtarë: Çekaj, Lamaj-Agaraj
24.08.2008, ora 17.00
Stadiumi: “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
Bilanci: 60 ndeshje; 17 fitore Elbasani, 19 barazime, 24 fitore Apolonia. Golat: 59-72

5
LUSHNJA-PARTIZANI
Gjyqtarë: Jemini, Elezi-Sala
24.08.2008, ora 17.00
Stadiumi: “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Bilanci: 83 ndeshje; 7 fitore Lushnja, 26 barazime, 50 fitore Partizani. Golat: 51-154

6
VLLAZNIA-TIRANA
Gjyqtarë: Meta, Doda-Salaj
24.08.2008, ora 19.00
Stadiumi: “Lorro Boriçi”,
Bilanci: 149 ndeshje; 47 fitore Vllaznia, 33 barazime, 69 fitore Tirana. Golat: 176-214

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›