Nis gara për naftën në Arktik

Një degë e gjigantit rus të kontrolluar nga shteti, Gazprom, këtë muaj ka ngritur platformën e parë fikse në Arktik. E vendosur në detin Barenc, ajo synon të bëjë shpime për gjatë tërë vitit dhe ta dërgojë naftën e papërpunuar në qytetin verior të Murmanskit.
Kjo ka bërë që Greenpeace të protestojë në javët e kaluara, ku aktivistët kanë formuar një zinxhir njerëzor pranë anijeve transportuese në platformën e naftës, duke tërhequr vërejtjen për rrezikun e shpimeve në ujërat e akullta.
Në mes tyre ishte edhe drejtori ekzekutiv i Greenpeace, Kumi Naido, i cili i tha Reutersit se protestat tërheqim vëmendjen për faktin se nuk është e mundur të ketë derdhje të pastër të naftës nga Arktiku.
“Kjo është një përpjekje paqësore nga ne si Greenpeace në përpjekje për t’i thirrur arsyes dhe për të ndaluar kompanitë si Gazprom, Shell e të tjera nga shpimi në Arktik, që të rishikojnë dhe të kuptojnë pasojat e atij veprimi që do të shkatërronte të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë”, tha Naido.