SHBA pezullon stërvitjen e rekrutëve afganë

45 trupa ndërkombëtare janë vrarë këtë vit gjatë një vale sulmesh në Afganistan, duke hedhur dyshime tek aftësia e forcave afgane dhe atyre të koalicionit për të jetuar dhe punuar bashkërisht gjatë periudhës së rëndësishme të tranzicionit. Plani është që forcat ndërkombëtare t’ia kalojnë përgjegjësinë e sigurisë afganëve deri në fund të vitit 2014.
Koloneli Thomas Collins, zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, tha se pezullimi i stërvitjes prek rreth 1 mijë oficerë trajnimi të policisë lokale afgane. Forcat afgane që e kanë përfunduar stërvitjen do të vazhdojnë të operojnë.
Sipas një artikulli të publikuar në gazetën Wathington Post, procesi ri-verifikimit të trupave prek 27 mijë trupa afgane, përfshirë edhe Ushtrinë Kombëtare dhe Policinë e Afganistanit.
Në artikull thuhet se sulmet nga brenda radhëve i kishin detyruar zyrtarët e NATO-s të pranojnë të vërtetën se vrasjet mund të ishin parandaluar, po të ishin zbatuar masat ekzistuese të sigurisë.