E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi kunder ish-kryeministrit islandez

Ka nisur në Rejkavik të Islandës gjyqi kundër ish-kryemisnitrit islandez Geir Haarde, nën akuzën për neglizhencë për krizën financiare të 2008-ës. Tri bankat kryesore të vendit falimentuan gjatë krizës ekonomike që përfshiu vendin.
Dështimi i bankës Icesave, e cila goditi me mijëra kursimtarë në Britani dhe Hollandë, çoi më pas në mosmarrëveshje lidhur me kompensimin, gjë që mbetet ende një çështje e pazgjidhur. Kryeministri Haarde ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato një persekutim politik. Ish kryeministri ka thënë se kishte vepruar ashtu siç kishte menduar se ishte më mireë për vendin.
Procesi gjyqësor mbahet në gjykaten Landsdomur, një organ i veçantë për ministrat e kabinetit, i cili më pare nuk ka trajtuar asnjë çështje.
Islanda ndodhet në një recesion të thellë pas falimentimit të tri bankave, përfshirë kompaninë mëmë të Icesave, Landsbanki që prej vjeshtës së 2008.
Kur falimentoi Icesave, kryeministri i atëhershëm britanik Gordon Braun akuzoi homologun e tij islandez për sjellje të papranueshme dhe të paligjshme, kjo pasi Islanda deklaroi se nuk ishte në gjendje të garantonte rimbusrim të konsumatoreve britanikë.
Atëherë Haard ishte kundërpërgjigjur duke akuzuar qeverinë britanike për rrëzimin e një prej bankave të tjera, pasi thesari ngriu asetet e institucioneve islandeze në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›