Sekui Zeri i biznesit rendesi per vendimmarrjet politike
Bizneset e "Biznes Albania" kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Europian, Etore Sekui. Gjatë këtij takimi, presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi kërkoi që bizneset të jenë më aktiv në vendimarrjen e politikës dhe të konsiderohen mendimet e tyre para miratimit të ligjeve. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, zoti Bregasi kërkoi që të ndryshojë ligji për prokurimet publike, duke theksuar faktin se përzgjedhjet e firmave duhet të bëhen në mënyrën e duhur. Nga ana e tij, ambasadori Sekui vlerësoi bashkimin e bizneseve, duke vlerësuar zërin e tyre si të rëndësishëm në vendimarrjet politike të një vendi. Zoti Sekui mbështeti të gjitha kërkeset e bizneseve, duke i inkurajuar ata të vijojnë të parashtrojnë kërkesat e tyre për ekzekutivin shqiptar.