E Hënë, 2 Nëntor 2026

Polonia dy dite zi per viktimat

Polonia mban dy ditë zi dhe në të gjitha institucionet zyrtare flamuri është ulur në gjysmë shtizë pas aksidentit më të rëndë hekurudhor në Krakov në më tepër se dy dekada. Presidenti, Bronisllav Komorovski ka shpallur të hënën dhe të martën ditë zie kombëtare. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë dhe Komisioni Shtetëror për Aksidentet Hekurudhore po hetojnë përplasjen e linjës Varshavë-Krakov, që ndodhi të shtunën. 16 persona humbën jetën e 50 të tjerë u plagosën pas përmbysjes së trenit me 10 vagonë e rreth 350 pasagjerë në bord. Hetimet  vijojnë për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit më të rëndë në 20 vitet e fundit. Testet e alkoolit mbi  drejtuesit e trenave kanë dalë negative, ndërsa priten të dhënat nga kutia e zezë. Ministri  i Trasportit ka bërë me dije se hekurudhat në Poloni janë ende të sigurta. Aksidenti ndodhi kur një tren që po udhëtonte nga Pshemishli drejt Varshavës, u përplas me trenin që vinte nga Varshava drejt Krakovit. Treni i dytë kishte hyrë në udhën e gabuar, duke i shkuar përballë trenit tjetër. Javën e shkuar, në një aksident të ngjashëm hekurudhor, 51 persona gjetën vdekjen në Argjentinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›