E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Putinit startojne akuzat ndaj procesit

64 % të votave të siguruara në zgjedhjet presidenciale të së dielës, i kanë mundësuar postin e presidentit, Vladimir Putin. Ish-kryeministri arriti të marrë një tjetër mandat në krye të Kremlinit. Edhe pse mes zemërimit dhe kundërshtimit të mijëra rusëve, Putin sqaron para mbështetësve të tij se kishte fituar në një betejë të hapur e të ndershme.

"Ju premtova fitore dhe fituam. Çdo gjë ka qenë e hapur dhe e ndershme. Ne e provuam se ishte forca e vullnetit të lirë ajo që triumfoi", tha Putin.

Mirëpo të parët që e kundërshtojnë një gjë të tillë janë përfaqësuesit e opozitës, të cilët pretendojnë se ka pasur mashtrim elektoral, si pasojë  OSBE i kërkoi Rusisë të hetojë në mënyrë të plotë parregullësitë e zgjedhjeve. Manipulime janë vërejtur gjerësisht sidomos në procesin e numërimit të votave, në gati një të tretën e qendrave të vëzhguara.

Megjithatë, shtetet europiane kanë përshëndetur presidentin dhe qeverinë e re që pritet të caktohet. Kryediplomatja Ashton përmes zëdhënëses tha se Bashkimi Europian do të punojë me Putin dhe qeverinë e re në mbështetje të plotë të axhendës për modernizimin e Rusisë.

Ka patur raporte për votim të detyruar, për raste kur një votues ka hedhur disa vota ndërsa fushata zgjedhore nuk ishte sa duhet konkurruese.

Këto duket se nuk kanë ndikuar aspak në planet e Vladimir Putinit për të ardhmen. Ish- kryeministri ambicioz do të qëndrojë në krye të shtetit rus deri në vitin 2018 dhe pse jo me pas të garojë për një tjetër mandat 6 vjeçar .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›