Putin merr mandatin e trete zyrtar si president i Rusise
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka shpallur zyrtarisht Vladimir Putinin fitues të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, me më shumë se 99 për qind të votave të numëruara, Putini ka siguruar 63.75 për qind të votave. Rezultatet e deritashme i radhisin kandidatët e tjerë si vijon: Genadi Ziuganov me 17.9 për qind të votave, Mikhail Prokhororv me 7.82 për qind, Vladimir Zhirinovski 6.23 për qind dhe Sergej Mirnov 3.85 për qind.
Por minitoruesit e OSBE-së në një konferencë për shtyp janë shprehur se zgjedhjet presidenciale ishin qartësisht të anuara në favor të fituesit, Vladimir Putin. Ka patur deklarata për mashtrin dhe dhunim të votës është shprehur OSBE-ja, ndërsa kanë thënë se rezulatati nuk ka qenë kurre në dyshim.
Grupet opozitare kanë bërë thirrje për protesta masive kundër fitores së Putin.
Në të njëjtin mendim janë dhe kundërshtaret e Putin dhe Golos, organizmi i pavarur mbikqyrës i zgjedhjeve që deklaroi se zgjedhjet ishin shumë larg të qenit transparente.
Ka patur raporte për votim të detyruar, për raste kur një votues ka hedhur disa vota ndërsa fushata zgjedhore nuk ishte sa duhet konkurruese
Mikhail Prokhorov, biznesmeni milioner që garoi në këto zgjedhje, pa arritur ndonjë rezultat të kënaqshëm shprehet i shqetësuar për shkeljet e raportuara dhe thotë se po mbledh një dosje me të gjithë faktet e të dhënat. Pretendime për manipulime të mëdha mbërrijnë edhe nga kampi komunist. Tubime proteste nga ana e opozitës kanë nisur të organizohen tashmë. Pakënaqësia është e madhe dhe në Vladivostokun e largët, ku mbështetësit e Putinit kremtuan fitoren e tij, por numri i tyre është shumë më i vogel se ai i banorëve dyshues për ndershmërine e procesit.
Por Putin dhe mbështetësit e tij menjëhere pas shpalljes se rezultateve paraprake, kanë festuar fitoren në zgjedhjet ruse, që i japin atij mandatin e tretë presidencial. Pas rezultatave paraprake ai u tha mbështetësve se fitoi një betejë të hapur dhe të ndershme. Gjate një dalje të shkurtër me presidentin aktual Dimitri Medvedev, Putin falenderoi mbështetesit nga çdo cep i vendit.
“Lavdi Rusisë. Fituam në një betejë të hapur dhe të ndershme. Ne dëshmuan se askush nuk mund të na detyrojë ne për asgjë”, është shprehur Putin para mbështetësve.
Në Çeçeni raportohet se 99.73 për qind e votave ishin në favor të Putinit. Ish-agjenti i KGB-së ka shërbyer edhe dy mandate presidenciale, nga viti 2000 deri më 2008.