Luftimet mes ushtareve dhe militanteve te Al Kaedes

Bilanci i viktimave si pasojë e luftimeve mes ushtarëve dhe militantëve të lidhur me Al Kaedën në Jemen ka shkuar në më shumë se 100. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.
Shifrat janë konfirmuar edhe nga mjekët ligjorë. Ndërkaq mësohet se sulmuesit kanë marrë peng 5 persona. Përleshjet ndodhën në provincën jugore të Abyan. Luftimet filluan pas sulmeve kamikaze të së dielës. Konfliktet njëvjeçare politike në shtetin e gadishullit Arabik, të cilat sollën dorëheqjen e presidentit, Ali Abdullah Saleh, pas protestave masive, u kanë mundësuar forcimin militantëve të Al Kaidës, në veçanti në pjesën jugore. Sipas një raporti të ushtrisë vendase , trupat ushtarake kanë marrë armë të rënda dhe kanë nisur sulmet të udhëhequr nga gjeneralët që kanë shërbyer për presidentin Saleh. Islamistët kanë filluar të marrin kontrollin e një pjese të provincës Abyan vitin e kaluar dhe që prej atëherë forcat e sigurisë kanë filluar sulmet ndaj tyre.