E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi kunder ish presidentit egjiptian Mubarak

Gjyqi kunder ish njeriut me te fuqishem ne Egjipt diktatorit Hosni Mubarak ka nisur kete mesjave me akuzat ndaj tij per vrasje dhe korrupsion qe mund ti sjellin Mubarakut denimin me vdekje. Deshmitare nga Egjipti dhe e gjithe bota kane vezhguar pamjet e para te Mubarakut ne gjyqin qe po shfaqet ne televizion dicka qe asnje nuk e kishte imagjinuar para pak muajsh. Ish diktatori eshte shfaqur ne nje kafaz te madh metali te zi ne sallen e gjyqit duke veshur nje mantel te bardhe te burgosuri dhe nje maske oksigjeni.

Gjykatesi kryesor pati pak veshtiresi ne vendosjen e rregullit ne salle ndersa jashte gjykates televizionet shfaqen pamje te perleshjeve mes mbeshtetesve te Mubarakut dhe oponenteve te regjimit.

I shendetshem per gjyq

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto ish presidenti Husni MubarakMe pare autoritetet egjiptiane larguan Mubarakun nga spitali ku po qendronte ne Sharm el-Sheikh duke larguar hnamendesimet se shendeti i tij i dobet do ti mohonte nje gjyq publik. 83 vjecari perballet me akuzat se ka vjedhur miliona dollare nga shteti egjiptian si dhe ka urdheruar vrasjen e mbi 800 personave ne protestat qe tronditen boten arabe dhe qe nisen ne 25 Janar. Ish lideri famekeq u shfaq ne gjyq bashke me dy djemte e tij Alaa dhe Gamal ish ministrin e Brendshem Habib al-Adly si dhe 6 roje te sigurise.

Shume njerez ne Egjipt kane qene skeptike nese do te shihnin ndonjehere Mubarakun ne nje banke te akuzuarish pavaresisht konfirmimit te Ministrit te Shendetesise Amr Hilmi se Mubarak ishte ne gjendje te perballonte gjyqin.

Shendeti i Mubarakut u perkeqesua ndjeshem pas 18 ditesh protestash qe rrezuan diktaturen e tij 30 vjecare ne muajin shkurt. Thuhet se shume pak ore pas rrezimit nga pushteti Mubarak kaloi ne gjendje kome ne spitalin ku mbahej ne arrest deri kete muaj.

Egjipti ne tension

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga gjykimi - djemte e Mubarakut Alaa dhe GamalNje gjyq ne Kajro ishte kerkesa e pare e protestuesve qe larguan Mubarakun ndersa oponentet e pushtetit te ish liderit gjakesor dhe mbeshtetesit e Keshillit Suprem te Forcave te Armatosura SCAF mbeten ne konflikt mes tyre.

Duke shpallur Mubarakun fajtor mund te arrihet disi qetesi per njerezit por kjo nuk do te permiresoje gjendjen e vendit. Egjiptianet e dine se largimi i Mubarakut eshte vetem maja e Ajsbergut dhe se lidhjet e interesit te regjimit jane gati te pamundura te shkeputen tha Kristian Ulrichsen nje ekspert per Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut ne London School of Economics.

Shume njerez ne opozite besojne se SCAF qe po kontrollon vendin deri ne zgjedhjet e reja ne shtator po perpiqet te zbuse gjyqin ndaj Mubarakut qe si nje ish ushtarak eshte njeri i njejte si ata qe kontrollojne SCAF. Marshalli ne Terren Hussein Tantawi ai qe kontrollon SCAF-in dhe qe de fakto eshte njeriu me i fuqishem ne vend ka qene ministri i Mbrojtjes se Mubarakut per 20 vjet.

Autor Nick Amies / Aurel Borici

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›