E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quo vadis Erdogan - Lufte per pushtet ne Turqi

Ish shefi i shtabit Isik Kosaner se bashku me komandantet e ushtrise se forcave kembesore kunderajrore dhe te marines shkaktoi te premten e kaluar nje termet te brendshem politik te permasave te papara deri tani ne Turqi ata kerkuan me vendosmeri daljen e tyre ne pension te parakohshem. Vetem Necdet Oumlzel mbajti postin e tij.

Ai eshte komandant suprem i xhandarmerise paraushtarake nje dege e vecante nen komanden e shtabit te pergjithshem te forcave te armatosura. Nderkohe ai u be shefi i ri i forcave tokesore dhe njekohesisht u emerua ushtrues i detyres se shefit te shtabit te pergjithshem. Valet e shokut te tronditjes se brendshme politike ne Turqi nuk jane kapercyer ende megjithe perpjekjet per zbutje nga ana e Erdoganit dhe presidentit Abdullah Guumll. Keshilli i larte ushtarak u takua te henen nen kryesimin e Erdogan-it. Me kete rast ne tryeze te bisedimeve munguan per here te pare pese nga katermbedhjete gjeneralet e ushtrise.

Pakenaqesia ne radhet e udheheqjes ushtarake ishte shume e madhe per faktin se 250 oficere te larte ndodhen ne paraburgim per shkak te pretendimeve per plane puciste kunder Erdoganit. Ata ndajne fatin e gazetareve dhe intelektualeve te cilet ka shume muaj dhe disa prej tyre pjeserisht per me shume se dy vjet jane arrestuar pa e ditur se per cfare akuzohen ne te vertete.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne fotoBaha GngrNe fakt ushtria ishte edhe nje bastion kunder ndikimit ne rritje te fese ne shtet dhe ne shoqeri. Frika per rendin kushtetues sekular ne Turqi i bazuar ne parimin e laicizmit ndarja strikte e shtetit nga feja po sulmohet. Modernizimi revolucionar i Republikes turke nga themeluesi i saj Mustafa Kemal Ataturk dhe me te orientimi i paracaktuar perendimor po thermohet.

Quo Vadis Erdogan Cfare do te bej me pushtetin e tij kryeministri autokrat i zgjedhur faktisht ne menyre demokratike se fundi me gati 50 per qind te votave Presioni ne rritje ndaj atyre qe mendojne ndryshe ndaj zerave kritike dhe po ashtu ndaj medieve nuk jane shenja te mira. Nese partia AKP arrin te bej per vete edhe disa deputete nga radhet e opozites atehere Erdogani do te ndryshoje kushtetuten sipas deshires se tij dhe permes nje referendumi popullor mund te formoje nje republike presidenciale.

Me tre grushte shtetesh te verteta qe nga viti 1960 dhe nderhyrje te tjera ne proceset demokratike nen kercenimin me nje puc ushtria turke nuk i ka bere gjithnje sherbime te mira vendit. Megjithate ajo konsiderohej njekohesisht si garant kunder largimit te Turqise nga normat perendimore nga demokracia dhe sundimi i ligjit. Kjo garanci nuk ekziston me.

Mbetet per tu pare nese Erdogani do te veproj arsyeshem me plotfuqishmerine e tij. Ne rast se ne Turqi vjen deri tek dobesimi i demokracise atehere Evropa do te jete bashkefajtore. Turqia eshte zhgenjyer thelle gjate perpjekjeve te saj per afrim me Bashkimin Evropian. Arsyetimi se per shkak te fese islame dhe rrenjeve te ndryshme kulturore nuk eshte ende i mundur anetaresimi ne BE rezultoi ne Turqi me kthimin e drejtimit nga Evropa. Qellimi i dikurshem per tu bere anetare e BE-se ka kohe qe eshte margjinalizuar. Turqit kane qene myslimane edhe kur vendi i tyre iu bashkua NATO-s dhe me pare Keshillit te Evropes.

Siguria ne vete e Turqise per shkak te fuqise se saj ekonomike dhe rendesise se saj gjeo-strategjike eshte me e madhe si kurre me pare. Nese Erdogan do ta menaxhoje si duhet kete fuqi mbetet te shihet. Kjo nuk eshte e garantuar.

Autor Baha Guumlngoumlr

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›