E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi per gardistet e 21 janarit seanca e rradhes ne 4 qershor

Ka nisur në Gjykatën Penale të Tiranës gjyqi për Gardistët e akuzuar në ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar. 
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, ish-shefi i Grupit të Zjarrit në Gardën e Republikës Agim Llupo dhe Margarit Kume, shoferi i Prendit kanë qenë të pranishëm në sallën gjyqësore ku ishin një numër i madh punonjës të Gardës të cilët ndoqën nga afër gjyqin. 
Që në seancën e parë gjyqësore, avokatët mbrojtës të Prendit dhe Llupos, të akuzuar për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kërkuan rrëzimin e akteve të ekspertizës mjeko-ligjore për demonstruesit Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, me pretendimin se ishin kryer pa vendim prokurorie. 
Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi të gjithë procesin gjyqësor të 21 janarit si të pavlefshëm. 
Gjyqtari Besnik Hoxha, pas kërkesës së mbrojtësve, pranoi kërkesën e prokurorëve të çështjes për shtyrjen e seancës, me qëllimin për t’u vënë në dispozicion kohën e mjaftueshme për të bërë prapësimet e tyre. 
Seanca e radhës u la për mesditën e 4 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›