Aksidenti tragjik ne Himare

Udhëheqësi i ekspeditës mësimore të studentëve që pësuan aksidentin tragjik në Himarë, shefi i departamentit të Gjuhë-Letërsisë prof Albert Riska ka treguar për “ABC News”, detajet e kësaj ngjarje të rëndë. Profesor Riska tregoi se itinerari fillonte nga Elbasani me Apolloninë pastaj vazhdonte me Sarëndën, Butrintin, Korçën Voskopojën e më 24 maj studentët do të ktheheshin në Elbasan.
Autobuzi me studentët ku ndodhej z. Riska e ka kaluar vendin e aksidentit madje ai bashkë me shoferin e kanë diskutuar që aty kishte ndodhur një aksident por që askush se ka besuar se ishte autobusi me studentët e Elbasanit. Kanë shkuar në Porto Palermo ku duhej të takoheshin por atje skanë gjetur gjë. Kanë telefonuar por askush nuk është përgjigjur. Më tej profesor Riska ka bërë lidhjen dhe është nisur drejt vendit të aksidentit
Profesori i ekspeditës tregon se ka njohur shoferin e se aty ka gjetur mjekë e banorë të Himarës që po jepnin ndihmën e parë.
Sipas tij në vendin e aksidentit dhe në spital është bërë një punë e përkryer për të shpëtuar jetë studentësh.
Por në gjykimin e Riskës në të gjithë këtë tragjedi ka edhe një pjesë fati që ka të bëjë me faktin se autobusi në fund nuk ka rënë në përrua, por ka qëndruar mbi shkëmbinj dhe se saktësia dhe shpejtësia që është dhënë për ndihmën e parë ka qenë e jashtëzakonshme
I pyetur nëse pas këtij aksidenti duhet të vazhdojnë apo jo ekspeditat, profesor Riska shprehet se natyrisht që duhet të jenë pjesë e procesit mësimor.