Nis hipotekimi i pallateve ne Tirane Luljeta Ndoka
Asgje nuk mund ta pengoje me dhenien e certifikates se pronesise, e cila ishte kthyer ne nje ngerc mjaft te madh per vite me radhe. Hipotekimi i pallateve do te realizohet shume shpejt, pasi bashkia e Tiranes eshte shprehur se eshte e gatshme te jape lejet e shfrytezimit, gje qe i hap rrugen me pas, dhenies se certifikates se pronesise. Ky proces eshte rregulluar me ane te nje memorandumi te nenshkruar dje ndermjet bashkise se Tiranes, Ministrise se Puneve Publike dhe asaj te Drejtesise.
Memorandumi
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha nenshkroi sot nje memorandum mirekuptimi me Ministrin e Drejtesise, Eduart Halimi, dhe me Ministrin e Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, per zgjidhjen e problemit te hipotekimit te apartamenteve ne kryeqytet. Ky memorandum eshte nje instrument ligjor qe do te sherbeje per pajisjen me certifikaten e pronesise te mijera qytetareve ne Tirane, qe jetojne ne banesa ende te pahipotekuara. Me ane te ketij memorandumi, por edhe me ane te deklaratave verbale, Bashkia e Tiranes u zotua se do te angazhohet ne dhenien e lejeve te shfrytezimit, cka eshte momenti me i rendesishem per pajisjen me certifikaten e pronesise. Nderkohe, memorandumi i nenshkruar dje, eshte nje dokument ligjor qe garanton bashkepunimin me pushtetin qendror, pika tjeter e rendesishme e procesit te pajisjes me hipoteka.
Pa leje
Nje pike delikate e procesit te hipotekimit mesohet te jene pallatet qe kane devijuar nga projekti, duke bere shtesa te paprogramuara. Ne lidhje me kete kategori, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se kjo eshte kategoria problematike, me te cilen merret ky memorandum dhe aktet e tjera qe jane ne proces hartimi nga qeverisja vendore dhe qendrore. "Parimi i zgjidhjes eshte ky: Banoret qe kane blere apartamentet e tyre ne keto pallate dhe qe s'kane absolutisht asnje pergjegjesi per shkeljen nga zhvilluesi apo ndertuesi, nuk do te privohen me nga e drejta e tyre kushtetuese dhe ligjore per te patur titullin e pronesise". Basha premtoi se do te ndahet nga ky proces e drejta e patjetersueshme e banoreve per ta pasur certifikaten e regjistrimit, hipoteken e tyre, nga pergjegjesite e zhvilluesit qe mund te kete kryer shtesa te paparashikuara. "Kjo pergjegjesi do te shkarkohet natyrisht nepermjet ligjeve ne fuqi dhe akteve nenligjore qe do te hartojme se bashku. Mendoj qe procesi ka filluar tashme dhe pergatitja per te dhene aktet e regjistrimit ka filluar qe ne ditet e para ne Bashkine e Tiranes, ne komunikim edhe me Ministrine e Drejtesise, te Puneve Publike dhe Transportit, ALUIZNI-n, ne ato aspekte qe i takojne kesaj agjencie", sqaroi kryebashkiaku Basha.
Hipotekimi, ne javen e dyte te nentorit
Sipas kryebashkiakut Lulzim Basha, ne Bashkine e Tiranes po perfundon procesi i evidentimit te rasteve kur Bashkia e Tiranes eshte drejtperdrejt pergjegjese per mosdhenien e lejeve te shfrytezimit ne nje kohe te gjate dhe sipas kategorive. Sipas tij, ka disa kategori te ndryshme qe do te kene trajtim te ndryshem sa i perket hipotekimit, por me te njejtin rezultat. "Ky proces do te nise jo me vone se java e dyte e muajit nentor dhe besoj se do te jemi ne kohe per ta permbyllur ate brenda fazave te tij, pavaresisht shtyrjes qe diktoi procesi i zgjatur elektoral", tha Basha. Sipas tij, cdo pretendim per te kryer nderhyrje drastike, vecanerisht kur behet fjale per ndertesa shumekateshe do te ishte jorealist, por Bashkia e Tiranes, duke mbrojtur interesin publik, ne cdo rast do kerkoje pergjegjshmerine dhe pergjegjesine e plote te atyre qe kane bere keto shkelje, por kjo ne asnje moment nuk do te ndaloje procesin e hipotekimit te banoreve qe jetojne ne keto pallate.
Halimi: Bashkia nuk dha lejet e shfrytezimit
Ministri i Drejtesise Eduard Halimi deklaroi dje se Bashkia e Tiranes ka barren kryesore te ndalimit te hipotekimit ne nje numer shume te madh rastesh, duke mos dhene lejet e shfrytezimit per nje kohe te gjate. Por, sipas tij, koordinimi me institucionet e tjera qe kane pergjegjesite e tyre, sic eshte ne rastin e Ministrise se Drejtesise ZRPP, qe eshte hallka perfundimtare e ketij procesi, eshte i domosdoshem per ta perfunduar procesin ne parametra optimale per nje numer kaq te madh qytetaresh.
Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise se Tiranes
Ky memorandum eshte shume i rendesishem per qytetaret e Tiranes. Se pari, i jep fund deprivimit te padrejte nga titulli i pronesise, te atyre mijera familjeve qe kane paguar apartamentet ku jetojne. Se dyti, vete qyteti eshte privuar nga nje shume 500 deri ne 700 milione euro, shume kolaterali qe perfaqesojne keto apartamente te pahipotekuara, qe sot jane thjesht tulla, beton, dritare dhe mobilie, por qe neser me perfundimin e ketij procesi do te jene jo vetem pasuri per qytetaret, e regjistruar ne emer te tyre, por edhe nje kolateral i fuqishem ne bankat e qytetit te Tiranes dhe nje garanci per investime, per rritje ekonomike dhe punesim. Ne kete proces, Bashkia e Tiranes do te marre pergjegjesite e veta, cka mund te them se nuk e ka bere per nje kohe shume te gjate. Lejet e shfrytezimit, me arsye dhe pa arsye, kane mbetur peng i mungeses se vullnetit dhe i mungeses se ndjeshmerise ndaj ketij problemi, mungeses se ndjeshmerise per qytetaret e Tiranes.
Sokol Olldashi, Minister i Puneve Publike
Ka qene nje proces qe mund te ishte bere shume me heret, por per shkak te dallimeve konceptuale qe ka pasur Bashkia e atehershme me Bashkine e sotme, nuk ka qene e mundur. Nuk ka qene e mundur sepse ne asnje cast nuk ka pasur gatishmeri bashkepunimi, jo thjesht per arsye politike, por sepse besoj se koncepti i Bashkise se atehershme ka qene krejt i ndryshem nga sot. Bashkia e djeshme kishte ne qender te administrimit vetem pallatet, bashkia e sotme ka ne qender, vete qytetaret. Ndryshim thelbesor substancial, i cili sot gjen nje zgjidhje me kete memorandum, dhe jam i bindur qe me gatishmerine e te gjithe institucioneve te perfshira ne kete memorandum, te ministrive, Bashkise dhe institucioneve qe jane ne varesi te ministrive te linjes, do te behet i mundur hipotekimi i pasurise se mijera qytetareve te Tiranes ne nje kohe shume te shkurter, duke i dhene nje zgjidhje perfundimtare problemit.
Eduart Halimi, Minister i Drejtesise
Te drejtat e qytetareve, e drejta e pronesise qytetare, dhe siguria juridike mbi pronesine e apartamenteve qe ai posedon, jane te drejta themelore per qytetaret, te drejta qe derivojne ne sigurine juridike qe qeveria duhet t'u ofroje atyre nepermjet qeverisjes se mire. Ky proces behet gati i pamundur, ne rastin e mosbashkepunimit me pushtetin lokal. Sigurisht, eshte detyre e ZRPP qe te pajise qytetaret me aktet e pronesise, por kjo deri me sot ishte e pamundur pa hequr te gjithe barrierat ndaj ZRPP dhe qytetareve, per te finalizuar projektin e hipotekimit te apartamenteve ne Tiranes. Ky proces i hap rrugen hartimit te nje sere aktesh nenligjore nga qeveria qendrore. Jane Kryetari i Bashkise dhe Ministria e Drejtesise, ZRRPP qe do te bejne te mundur implementimin e ketyre akteve nenligjore dhe finalizimin e procesit te regjistrimit te apartamenteve ne Tirane. Falenderoj Kryetarin e Bashkise per mundesine qe i jep qeverisjes qendrore, per nje performance ndaj sherbimit qytetar.