E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit perfundimtare ne 11 universitetet e vendit

Ministria e Arsimit dhe e Shkences publikon listen e plote perfundimtare, me studentet fitues 11 universiteteve publike te vendit. Jane 21454 emra fituesish ne te gjithe vendin, te cileve pergjithesisht u eshte rritur preferenca ne saje te vendeve te mbetura bosh. Por, ka edhe nga fitues te cilet kane fituar qe ne preferencen e pare, te cileve u eshte ruajtur kjo preference. Nderkaq, jane edhe 1354 kuota qe do te jene kontingjent per formularin A3, dhe qe nuk jane perfshire ne kete liste. Brenda pak ditesh, specialistet e MASH do te hartojne Formularin A3, i cili do te jete i ngjashem me formularin A2, te shpallur ne qershor, nga ku u zgjodhen deri ne 10 dege. Edhe formulari i pritshem A3 do te funksionoje ne te njejten menyre. Pozitive per kategorine qe nuk ka fituar ndonje te drejte studimi ne 11 universitetet publike te vendit, eshte se ata do te kene mundesi t'i zgjedhin nga e para keto dege, sigurisht aty ku ka vende bosh. Ne kete kategori hyjne edhe maturantet qe kane ngelur ne ndonjerin prej provimeve te Matures Shteterore, porse kane arritur te shpallen fitues ne sesionin e vjeshtes. Sipas udhezimit te ministrit Tafaj, kandidatet, te cilet ne listat perfundimtare jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit ndermjetem, do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare. Keta kandidate, terheqin dosjen individuale nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar dhe regjistrohen ne programin e studimit, ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare. Sekretarite mesimore te Fakulteteve ne datat: 26-30 shtator 2011 prej ores 08:00-18:00, te kryejne cregjistrimet e ketyre kandidateve dhe te regjistrojne kandidatet e rinj fitues, sipas listave perfundimtare te derguara nga MASH-i. Veprimet e cregjistrimit te ndermjetem dhe ato te regjistrimit perfundimtar te kandidateve te rinj, te dokumentohen ne regjister te vecante.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›