Nis katalogimi i pasurive të Drinosit
01/06/2009 Parku i Hadrianopolit
Katalogimi i pasurive arkeologjike e kulturore të luginës së Drinos ka nisur. Specialistë të misionit italo-shqiptar, të përbërë nga specialistë restauratorë, arkitektë dhe arkeologë, kanë qenë të pranishëm në qytetin antik të Adrianopolit dhe në luginën e Drinos. Lindja dhe organizimi i parkut arkeologjik të Hadrianopolit është motori kryesor i gjithë kësaj nisme në kuadër të projektit "Archadrin". I konceptuar në dy faza, gjatë fazës së parë të “Archadrin” është menduar të bëhen restaurime në qytetin e Hadranopilit. Një grup do të jetë i përqendruar në luginën e Drinos dhe një tjetër pikë e rëndësishme do të jetë në universitetin “Eqrem Çabej”, ku do të montohet një laborator restaurimesh arkeologjike. Janë në program studimi në terren për hartën arkeologjike të Luginës së Drinos, studimi i materialeve restauruese dhe studimi i ndërhyrjeve në funksion të një parku arkeologjik në Hadrianopolis. Puna do të vazhdojë me hedhjen në GIS të të dhënave të siteve arkeologjike tashmë të njohura, të cilat do të rilevohen nëpërmjet GPS e, mbi të gjitha, nëpërmjet rikonjicionit në arkivat e Institutit të Arkeologjisë.
Faza e dytë lidhet me gërmimeve arkeologjike në Hadrianopol, gërmime që pritet të rinisin në mesin e korrikut.