Islami: PD të zbardhë skemën rezervë për votuesit pa pasaportë
30/05/2009 Socialistët i ripërsëritin Ministrisë së Brendshme kërkesat për kartat
“Analiza mbi këtë informacion do të përcaktojë qëndrimin e PS-së ndaj këtij aspekti”
Partia Socialiste këmbëngul në marrjen e një informacioni të saktë mbi procesin e aplikimit për letërnjoftimet elektronike. Pikërisht për këtë arsye selia rozë ka nisur një letër të dytë në adresë të Ministrisë së Brendshme, ku sërish ka ripërsëritur kërkesat e saj për një proces të tillë. Në këtë letër nuk kanë munguar dhe kundërpërgjigjet ndaj të dhënave të publikuara nga kjo ministri lidhur me aplikimet e kategorive të ndryshme të përfshira në të. Ka qenë sërish sekretari për çështjet elektorale në PS, Kastriot Islami, që nisi letrën e dytë për Ministrinë e Brendshme, ku u mëshoi fort kërkesave që sipas tij ende vijojnë pa një përgjigje të saktë nga ky institucion. Duke sqaruar një pozicion të tillë të partisë që ai përfaqëson, Islami përjashtoi çdo lloj mundësie që socialistët të kenë projektuar një zgjidhje të re, në rast se do të ketë votues që nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për shkak të dokumentit që i garanton një mundësi të tillë. “Më lejoni t’ju siguroj se nuk ka asnjë qëllim nga PS-ja për të krijuar një sistem alternativ për çështjen e pajisjes se votuesve me letërnjoftime, gjë që do të na bënte eventualisht bashkëfajtore në këtë proces. Deklarimi se PS-ja kërkon të ngrejë një sistem alternativ është veçse deklarim abuziv i drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, që ju drejtoni”, - shkruan Islami në letrën për këtë ministri. Gjithashtu në letër sekretari për çështjet elektorale në PS vë në dukje se “ripërsëris, gjë që rezulton edhe nga shkresa juaj e datës 26 maj 2009 (MB indirekt pranon se rreth 260-270 mijë votues nuk do të mund të aplikojnë, duke i klasifikuar ata padrejtësisht si pjesë të emigracionit të paligjshëm), se detyra e pajisjes me pasaportë apo letërnjoftim e të gjithë zgjedhësve prezentë në listën e votuesve duket e pamundur të realizohet duke vënë në rrezik realizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike”. Sipas tij, do të ishte me interes që PS-ja të kishte dijeni gjithashtu për opsionet eventuale të zgjidhjes që do të mundësonin të gjithë votuesit pa pasaportë që nuk kanë mundur të aplikojnë për letërnjoftim për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. “Ripësëritim: ju lutem na dërgoni informacionet e kërkuara më sipër si dhe opsionet e zgjidhjes. Ju ritheksojmë se analiza e këtyre informacioneve dhe vlerësimet përkatëse do të jenë në themel të qëndrimit të PS-së ndaj këtij aspekti përcaktues të procesit zgjedhor”, - theksohej në letër. Edhe në këtë letër PS-ja kërkoi listën e votuesve me pasaportë, listën e të gjithë votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar, listën e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, ku të tria këto kërkesa duhet të përmbajnë të dhënat e datës 25 maj 2009.