E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga grabitesve te banesave dhe motoreve

Dy persona kane rene ne prangat e policise se Durresit te cilet akuzohen per nje sere vjedhjesh te kryera ne kete qytet ne periudha te ndryshme kohore. Operacioni Fillim vjeshte ka bere arrestimin ne flagrance te Rrustem Sulaj 22 vjec dhe Eridon Emini 30 vjec te dy nga Durresi. Sipas burimeve zyrtare policore behet e ditur se te dyshuarit gjate muajit gusht kane vjedhur ne banesen e shtetasit F. U. shumen prej 90 mije leke te reja ndersa ne fillim te muajit qershor kane vjedhur 2 mije euro ne banesen e A. H. nga Durresi. Te arrestuari akuzohen gjithashtu se kane vjedhur motocikleten ne pronesi te S. I. dhe me daten 19 prill te ketij viti kane vjedhur me arme nje pike karburanti ne fshatin Katund te Sukthit ne Durres. Arrestimi i dy te dyshuarve u be pas nje pune hetimore te kryer nga forcat e rendit te ketij qyteti per zbardhjen e disa veprave penale kryesisht ndaj prones. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te dyshuarit Rrustem Sulaj u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale sasia prej 271 gram hashash1 arme luftarake gjysmautomatike model 56 dhe 11 cope fisheke. Ndersa te dyshuarit tjeter Eridon Emini gjate kontrollit ne banese iu sekuestruan 31 cope fisheke luftarake te kalibrit 7.62 mm. Sipas burimeve te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe persona te tjere dyshohet se jane autore te nje sere vjedhjesh te tjera te ndodhura ne Kukes. Nderkohe uniformat blu jane duke vijuar hetimet per identifikimin dhe kapjen e bashkautoreve te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›