Rama shpall fitoren para simpatizantëve socialistë

Kryetari i opozitës deklaroi se “fuqia e njerëzve të zakonshëm u tregua më e madhe se fuqia e pushtetit, parasë dhe manipulimit”.
“Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë më parë, kjo është fitorja me burim reflektimi për mua. Si asnjëherë më parë ndjej peshën e besimit të çdo qytetari shqiptar për Partinë Socialiste që votoi për ne, dhe të çdo qytetari këtu në Tiranë që më sprovoi me votën e tij”.
Ai deklaroi se fitoren ia kushton familjes së tij, si dhe çdo familjeje të thjeshtë shqiptare.
“Më lejoni të përqafoj nga larg jetimët e 21 janarit. S’kam fjalë, nuk gjej dot fjalë, por do të duhej edhe një kohë e gjatë për të falënderuar ata që luftuan bashkë me mua në këtë betejë për një Shqipëri që sot është më shumë e të gjithëve, dhe jo e vetëm disave”, theksoi z. Rama.
Ai theksoi se për të ishin 10 vota që e shpallën fitues, por, sipas tij, për ata që punuan me të ishte nota 10.
Në fund të fjalimit të tij para simpatizantëve të mbledhur para selisë së PS-së, Edi Rama falënderoi ambasadorët e vendeve aleate që ndihmuan në mbarëvajtjen normale të procesit të numërimit. /Start/
2011-05-14 18:18