E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinho, ende ‘i gjallë’

Ronaldinho nuk mendon se karriera e tij ka marrë fund. Ylli brazilian po shkëlqen në fanellën e Atletico Mineiros, ekip ky që prin në renditje në kampionatin brazilian.

“Nuk jam i mbaruar”, ka thënë ylli brazilian për të përditshmen franceze L‘Equipe. Ish futbollisti i PSG-së, Barcelonës, Milanit dhe Flamengos nuk po mendon për Botërorin 2014. “Për momentin dëshiroj të kontribuoj për Atleticon, e më pas të shohim”, vazhdoi ai.

Sa i përket ish skuadrës, Paris Saint Germain thotë se ajo është mjaft e fort, sidomos pas transferimit të Zlatan Ibrahimovicit e Thiago Silvas. Ai shpreson që ekipi francez të fitojë sa më shumë tituj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›