E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndertimi i Portit te Peshkimit te Durresit

Mbahet premtimi disavjecar i qeverise Berisha. Pas peripecive nis realizimi i objektit madhor

Qeveria dhe Kryeministri Berisha kane mbajtur premtimin per ndertimin e Portit te ri te Peshkimit duke realizuar keshtu edhe nje prej objektivave te investimeve madhore per Durresin. Duket se perfundimisht ka nisur procedura per nisjen e ndertimin e Portit te Peshkimit ne Durres. Pas peripecive qe kane ndjekur kete projekt per shkak te perplasjeve te bashkise me dikasteret qeveritare tashme eshte shpallur tenderi nderkombetar i cili do te shpalle firmen fituese qe do te ndertoje kete tender.

Nga burimet zyrtare mesohet se stafi qe do te ndjeke realizimin e ketij projekti po mendon vendin se ku do te ndertoje kantierin e ndertimit. Ai do te jete brenda territorit te portit detar pasi kalatat e peshkimit do te bashkohen me kalatat e ketij porti. Bazuar ne realizimin e procedurave ligjore eshte parashikuar qe punimet te nisin nga fundi i muajit maji.

Nga ana e saj Bashkia e Durresit vazhdon te protestoje per kete projekt pasi sipas saj realizimi do te shkaktoje ndotje te mjedisit ne nje zone turistike pretendime qe jane hedhur poshte nga specialistet e mjedisit. Burime nga stafi inxhinierik qe po merret me realizimin e Portit te Peshkimit ben te ditur Para disa ditesh eshte shpallur tenderi nderkombetar qe do te shpalle firmen fituese qe do te ndertoje kete port.

Tomor Spahiu njeri nder pjesetaret e stafit teknik tha per Standard Gjithcka ka hyre ne rrugen e zbatimit pas dy vjetesh peripeci e pengesa per te mos lejuar zbatimin e ti ne fund te muajit maj 2011 kemi parashikuar te nisim punimet pas nenshkrimit te kontrates me firmen qe do te shpallet fituese nga tenderimi i projektit vlera e projektit eshte 145 milione dollare te cilat jane siguruar nga nje kredi me terma te buta e cila eshte dhene nga Banka Islamike.

Porti i ri i Peshkimit do te jete pertej dallgethyesit te portit detar qe do te thote jashte territorit te brendshem te tij. Nderkaq ne bashkepunim me APD-ne po studiohet vendi se ku do te ndertohet kantieri i ndertimit. Ai do te jete brenda territorit te portit detar pasi Bashkia e Durresit per asnje moment nuk ka qene dakord me kete projekt prane zones qytetare keshtu qe nuk do te lejonte ngritjen e kantierit ne territorin qe administrohet prej saj.

Porti i ri i Peshkimit do te kete nje kapacitet per ankorimin ne kushte normale te 200 peshkatoreve. Do te ndertohet e gjithe infrastruktura ndihmese sikurse jane mjediset frigoriferike ujet e pijshem magazinat per pajisjet e gjuetise se peshkimit. Porti do te jete gati pas 2 vjetesh duke filluar nga dita nisjes se punimeve.

Projekti i Portit te Peshkimit ka nisur qe ne vitin 2004 realisht vetem perpara dy vjetesh u arrit te sigurohet kredia qe do te mundesonte realizimin e projektit nga qeveria shqiptare. Bashkia e Durresit ka humbur per te dyten here gjyqin lidhur me konfliktin mes saj dhe qarkut per ceshtjen e ndertimit te portit te peshkimit. Mosmarreveshjet lidhur me projektin qe do te mundesonte ndertimin e portit te ri te peshkimit ne Durres ka cuar palet ne dyert e gjykates.

Bashkia ka kundershtuar projektin per te ndertuar kete port prane murit rrethues te portit prapa kapitenerise ndersa projekti eshte miratuar me pas nga qarku i Durresit. Pikerisht nje veprim i tille ka sjelle perplasje mes institucioneve duke shtyre bashkine ta dergoje dosjen ne gjykate. Por ndryshe nga cpritej bashkia e ka humbur gjyqin ne shkallen e pare dhe per kete arsye e ka apeluar. Qeverisja vendore ka pretenduar se qarku nuk mund te shprehet per leje ndertimi apo leje sheshi ndertimi nje territor qe i perket bashkise ndersa nga ana tjeter qarku ka thene se Bashkia e Durresit ka nen administrim toke e jo pjesen e detit per te cilen eshte shprehur qarku.

Per disa vite kane mbetur peng 14 milione euro investim nga Banka Boterore lidhur me ndertimin e portit te peshkimit. Porti ekzistues per shkak te kodit ISPS eshte detyruar te transferohet duke bere te nevojshme gjetjen e nje mjedisi tjeter. Mbeshtetesit e projektit te ri te cilet kane ndare mendim te kundert me bashkine kane thene se porti do te ndertohet prane kapitenerise.

Realisht nuk do te kerkohet thellim i basenit ngase ne kete vend thellesi eshte e mjaftueshme ne 5-6 m dhe se per ndertimin e portit do te kryhej nje investim jo me shume sesa evadim i 350 mije m3. Masterplani i zhvillimit per portin e ri te peshkimit ne Durres ka kaluar ne ministri ne vitin 2004 nderkohe qe Ministria e Mjedisit ka bere kerkese ne Bashkine e Durresit me 15.12.2008 per pajisjen me leje sheshi ndertimi per portin e ri te peshkimit.

Ne vitin 2004 KRRT e Bashkise se Durresit e miratoi nje here lejen e sheshit te ndertimit per kete port por afati i saj skadoi pas dy vjetesh. Bashkia ka shfrytezuar kete fakt duke mos pranuar te rinovoje lejen e cila ka ndare ne dy ane keshilltaret. Ne te tilla rrethana ceshtja ka kaluar ne qark dhe Keshilli i Qarkut ka miratuar lejen per ndertimin e portit te peshkimit.

Kjo ka acaruar marredheniet me bashkine dhe kjo e fundit e ka derguar ceshtjen ne prefekture gjykate dhe ne Apel. Ne te tri fazat e ankimimit bashkia ka humbur te drejten per te cilen ka pretenduar. Sipas burimeve zyrtare brenda dy javesh pritet te nise ndertimi i portit te peshkimit ne vendin e paracaktuar nga Ministria e Mjedisit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›